Sinoptikani zbulon çfarë do të ndodhë me motin ditët në vijim: Nga e mërkura pritet…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hakil Osmani nga MeteoAlb, zbuloi se si do të jetë moti këtë javë. Sipas parashikimit nga MeteoAlb kjo javë do të nisë me mot të qëndrueshëm, vranësira dhe reshje shiu pritet të ketë në mes të javës, megjithatë nuk do të mungojnë as kthjellimet. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta deri në 22 gradë celsius.

“Kjo javë në fakt nis me një mot më të qëndrueshëm, pritet të kemi sot edhe nesër alternime kthjellimesh, kalime vranësirash, vranësira të cilat do jenë më të fokusuara në zonat malore. Pritet që ditën e mërkurë vranësirat do jenë më të shpeshta duke krijuar edhe mundësi për reshje shiu. Reshjet e shiut më të dukshme pritet të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore, ndërsa jugu pritet të jetë në mbizotërimin e vranësirave, por reshjet do të jenë në sasira shumë të pakta.

Presim një përmirësim të kushteve të motit ditën e enjte dhe paraditen e të premtes, por pjesa e dytë e ditës së premte do jetë sërish me vranësira, suke pasur kështu mundësi për reshje shiu pasditen e të premtes dhe paradites së të shtunës, më pas do të jetë sërish diell. Temperaturat këtë javë do të arrijnë deri në 22 gradë celsius, që janë temperatura deri në 3 gradë më shumë se temperaturat që regjistrohen zakonisht gjatë vjeshtës”,-tha Hakil Osmani./e.t

Të fundit

Rama i prerë: Për aq kohë sa do jem në krye të qeverisë, nuk do të pranojmë palestinezë

Kryeministri Edi Rama, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, ka mohuar lajmet se qeveria amerikane po planifikon të dërgojë...

Pse Shqipëria nuk ka vaksinë për meningjitin? Flet mjeku!

Rasti i dytë me meningit që u evdientua në Durres në një periudhë të shkurtër kohore ka ngjallur panik tek prindërit. Por mjeku epidemiolog...

Ngjela: Pse është i qetë Rama!

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën tha se arrestimi i Erion Veliajt është një dëm për PS, por kjo situatë sipas tij nuk...

‘MailOnline’: Pensionistët britanikë zgjedhin Shqipërinë si destinacionin për të jetuar

Ujërat e kristalta dhe plazhet e arta të Shqipërisë i kanë dhënë asaj titullin “Maldivet e Evropës”, shkruhet në të përditshmen britanike “MailOnline”. “Vendi i...

Kur do ta marrin pensionistët shpërblimin e premtuar

“Pensionistët nuk do presin të mbarojmë zgjedhjet ne, do e marrin që në shkurt. Se si e mendojnë ata që mendjen e kanë mbrapsht...

Lajme të tjera

Web TV