Francë/ Tentuan të vidhnin shampanjë me vlerë 600 mijë euro, policia zbulon vendodhjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hajdutët në Francë vodhën dy kamionë plot shampanjë me vlerë 600 mijë euro, por pasi i ndoqi, policia arriti të rikuperonte mallin e vjedhur. Sipas raportimit të BBC, drama filloi të shtunën pranë qytetit të Reims, ku u vodhën kamionë me shampanjë

Hajdutët në Francë vodhën dy kamionë plot shampanjë me vlerë 600 mijë euro, por pasi i ndoqi, policia arriti të rikuperonte mallin e vjedhur. Sipas raportimit të BBC, drama filloi të shtunën pranë qytetit të Reims, ku u vodhën kamionë me shampanjë.

Polcia arriti të zbulojë vendndodhjen e automjeteve të vjedhura, të cilat ishin të pajisura me transmetues gjurmues dhe filloi një ndjekje në autostradën midis Reims dhe Parisit.

Shampanja iu kthye pronarëve, por hajdutët arritën të shpëtonin. Gazeta Parisien raporton se kamionët përmbanin shishe të “Moe e Chandon”, një nga markat më të famshme të shampanjës.

Në ndjekje kanë marrë pjesë dy makina policie, ku hajdutët kanë tentuar të arratisen duke bërë një kthesë të fortë, pa sukses. Kur policia detyroi një kamion të ngadalësonte shpejtësinë, shoferi u hodh nga automjeti dhe më pas u kap nga një makinë që ndiqte kolonën.

Një tjetër kamion është gjetur pranë daljes së autostradës, por pa drejtuesin e mjetit. Ndërkohë, hetimet janë në vazhdim dhe shishet janë të padëmtuara. /O.S

Të fundit

Izraeli “aprovon”, 25 tonë ndihma hidhen nga ajri në Gaza

Ndihmat humanitare janë hedhur nga ajri në qytetin Beit Lahiya të Gazës këtë të diel, në përpjekje për të...

75 mln euro për një kolumbian, a po përmirësohet Bayern?

Luis Diaz, Musiala, Michael Olise dhe Harry Kane. Ky do të jetë reparti ofensiv i Bayern në sezonin e ri, me blerjen e kryer...

Lajm i shkëlqyer! Qeveria jep 50 euro në muaj për bebet për pesë vitet e para

“Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha...

Zaptimi i trotuareve, Rama jep mesazhin e radhës dhe e ka seriozisht

Vijon në të gjithë vendin aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje...

Nuk keni vendosur ende universitetin? Zgjidhja quhet U-Albania

Nëse ende nuk keni vendosur për universitetin ku do të vijoni studimet e larta, keni edhe pak ditë kohë. Më 29 korrik hapet zyrtarisht portali...

Lajme të tjera

Web TV