Ditët e ciklit të paguhen nga shteti/ Braçe: Si mund të punojnë gratë 8 orë në fasoneri?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti socialist Erion Braçe ka propozuar që vajzave dhe grave t’u njihen ditët e ciklit menstrual si sëmundje dhe të kenë mundësi të marrin pushim që t’iu paguhet nga buxheti i shtetit. Braçe ka bërë një tjetër reagim, por kësaj herë i është përgjigjur mjekeve të cilat kanë folur mbi këtë propozim të tij. Deputeti thotë se nuk ka thënë asnjëherë se ditët e ciklit janë vdekjeprurëse për një vajzë apo grua, por shqetësimi i tij lidhet me gjendjen shëndetësore të tyre.

“Po dëgjoj më shumë vëmendje dhe respekt opinion e mjekëve janë thuajse gjitha zonja ato që kanë folur për propozimet e mia për vajzat dhe gratë. Skam thënë kurrë që cikli menstrual te gratë dhe vajzat është vdekjeprurës, se kam thënë. Ai që ka qenë shqetësimi im ka të bëjë me gjendjen shëndetësore, sociale pikërisht gjatë kësaj periudhe te gratë dhe vajzat”, thotë Braçe.

Ligjvënësi socialist ngre një pyetje, se si mund të punojnë vajzat në ditët e ciklit, të ulura për orë me radhë në fasoneri, makina qepëse apo në shërbimin bankar, në atë gjendje shëndetësore? Një tjetër pyetje që ngre Braçe është se si mund të rrijë një vajzë 16-vjeçare në shkollë në ditët e ciklit dhe të mbajë shënime e të përqendrohet në mësim?

“Kam një pyetje për të gjitha doktoreshat që kanë folur këto ditë. A mundet që një vajze 17, 18, 19, 20, 21, 25 vjeç apo më shumë, në ditën akute të ciklit të rrijë 8, 9, 10 orë ulur në një fasoneri, mbi një makine qepëse tekstilesh, këpucësh, çantash etj? Si thoni rri? Po një vajzë e vogël, 16 apo 17 vjeç, a mundet të rrijë 5 apo 6 orë ulur në bankën e shkollës, të mbajë shënime, e të përgjigjet për procesin mësimor. A mundet që një grua tjetër të rrijë 6,7, 8 orë të ulur në sportelin e një banke për të shërbyer tamam në atë moment”, shprehet Braçe.

Lexo edhe :  Po digjte mbeturina në oborrin e tij, i moshuari përfshihet nga flakët dhe ndërron jetë

Braçe thotë se ka kërkuar vetëm 1 apo dy ditë pushim që mund t’ua japin vajzave dhe grave gjatë ditëve të ciklit, duke thënë se është nisur duke parë se çfarë po ndodh, që vajzat detyrohen të marrin leje në punë gjatë ciklit në ato kompani që tregohen mirëkuptuese, por në fund u mbajnë paratë nga paga. Prandaj, Erion Braçe propozohen që këto ditë t’u paguhen nga buxheti i shtetit. Madje ai bën edhe një krahasim me festat se edhe kur bien në fundjave u shtohet pushimi të hënën, duke thënë se përse mos t’ua japin edhe vajzave ditët e pushimit për arsye shëndetësore.

“Nëse kam kërkuar 1 apo 2 ditë pushim të paguar jam nisur nga ajo që po ndodh. Sot një pjesë e konsiderueshme e vajzave dhe grave nuk shkojnë as në shkollë as në punë në periudhën e ciklit. Ju paguhet? Jo. Edhe atje në ato kompani që ka mirëkuptim, edhe atje ua mbajnë nga rroga e tyre ditën e pushimit. Kur u japim të gjithëve ditë pushimi se dita e festës bie të shtunë e të dielë dhe shtohet edhe një ditë më tepër, pse mos tua japim për arsye shëndetësore”, vijon deputeti socialist.

Në fund, Braçe e mbyll duke thënë se kemi mundësinë që t’i trajtojmë vajzat dhe gratë ndryshe.

“Shikoni, këto historitë “hajde, boll u përkëdhele, mëso, puno se s’ke gjë, ec aty”, ndodhin më, ndodhin, nuk e diskutoj. Por e kemi mundësinë ti trajtojmë vajzat e gratë ndryshe”, përfundon Braçe./E.T

Të fundit

Rama me përfaqësues të teknologjisë e inovacionit, ndalet te sulmet kibernetike

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot, 18 korrik, në Berat, në një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start...

Asnjë kafshë pa sigurim. SIGAL garanton mbrojtje për blegtorinë shqiptare (Video)

  Një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e bujqësisë dheblegtorisë është qëndrueshmëria financiare e sipërmarrësitblegtoral dhe e investimit të tij. Kjo qëndrueshmëri arrihetpërmes sigurimit të...

Jam studiues i gjenocidit. E njoh kur e shoh

Nga Omer Bartov* Fjalët “Kurrë më” – të shkruara me gërma të mëdha mbi një fotografi të një fëmije që ecën mes rrënojave – përbëjnë...

“Mirësevini në Shqipëri”, SMS-ja që u kushtoi qindra paund britanikëve në Korfuz

“Daily Mail” shkruan se pushuesit britanikë që kanë shkuar në Korfuz të Greqisë këtë verë duhet të bëjnë kujdes për një tarifë të fshehtë të...

Flet kryebashkiaku demokrat i Kavajës: Për çfarë komunikoj me kryeministrin Rama

Kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja, foli për momentin kur shkëmbyen batuta me kryeministrin Edi Rama në lidhje me procesin e legalizimeve. Qosja tha se...

Lajme të tjera

Web TV