A ndikon çështja Beleri në integrimin e Shqipërisë në BE? Përgjigjet Ulsi Manja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur në lidhje me qëndrimin e qeverisë shqiptare sa i përket kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri, i cili ndodhet në qeli për blerje votash. Në një prononcim për mediat pas takimit me shoqatat e bizneseve të huaja në Shqipëri, Manja tha se çështja e Fredi Belerit i përket drejtësisë.

“Më duhet të pohoj qëndrimin tonë konstant, Beleri është çështje e drejtësisë. Sigurisht që Greqia ka qëndrimet dhe pretendimet e veta, por kjo është një çështje e drejtësisë. Ky është qëndrimi që kam unë”

Sa i përket bllokimit që ka bërë Greqia për Shqipërinë në këtë etapë duke mos firmosur hapjen e kapitujve të vendit tonë me BE-në, Manja theksoi se është besimplotë që Athina zyrtare nuk ka për ta penguar rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Unë nuk besoj se Greqia do të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ka një qëndrim të dëshmuar të Greqisë në përkrahjen e Shqipërisë në të gjitha proceset integruese të vendit. Edhe kësaj radhe kam bindjen që Greqia nuk do të jetë penguese në procesin tonë drejt BE-së. E bëri për Maqedoninë e Veriut, por me Shqipërinë marrëdhëniet tona me Greqinë dhe qëndrimi i Greqisë në raport me Shqipërinë në gjithë këtë trajektoren tonë drejt BE sigurisht ka qenë pozitive.”/E.T

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV