Mira Murati, CEO e përkohshme e OpenAI

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mira Murati, e cila udhëhoqi skuadrën që krijoi ChatGPT, është CEO e re e OpenAI. Organizata në fjalë u themelua në vitin 2015 dhe synon të sigurojë dobinë dhe efektet pozitive të inteligjencës artificiale.

Bordi i kësaj kompanie, vendosi që të shkarkojë nga detyra CEO-n e mëparshëm, Sam Altman, për arsye që nuk ka qenë transparent me bordin, duke mos realizuar detyrat që i takonin. Për shkarkimin e tij, nuk dihen ende detaje.

Kështu, përmes një deklarate, kompania njoftoi se detyra e Altman i kalon Mira Muratit, e cila do të jetë në krye përkohësisht:

“Bordi i drejtorëve të OpenAI, që vepron si organi i përgjithshëm qeverisës për të gjitha aktivitetet e OpenAI, njoftoi sot se Sam Altman do të largohet si CEO dhe do të largohet nga bordi i drejtorëve. Mira Murati, shefe e teknologjisë e kompanisë, do të shërbejë si CEO e përkohshme, me efekt menjëherë”, u shpreh bordi.

E themeluar në vitin 2015, OpenAI është një kompani kërkimore e mbështetur nga AI. Kompania synon kryesisht të sigurojë që inteligjenca artificiale të jetë e dobishme për të gjithë.

Mira ka lindur në Vlorë, është rritur në Shqipëri, u zhvendos në Kanada në moshën 16-vjeçare (sipas Wikipedia-s). Ajo u diplomua në universitetin “Dartmouth” në vitin 2012, në degën inxhinieri mekanike.

Pasioni i Mirës në teknologji është goxha më i hershëm se sa përvoja në ChatGPT. Sipas llogarisë së saj në LinkedIn, Mira ka qenë në krye të menaxhimit të departamentit të produkteve, përgjegjëse për modelin X në kompaninë Tesla, për 3 vite (2013 – 2016).

2 vite më vonë, pra në 2018, ajo iu bashkua edhe në ekipin e OpenAi.

ChatGPT u prezantua në nëntor të vitit 2022 dhe ndonëse disa shkolla në Amerikë e kanë ndaluar përdorimin e kësaj risie, vetë Microsoft njoftoi se do të investonte plot 10 miliardë dollarë në kompani. Ndërsa, në janar, “ChatGPT” ishte një ndër termat më të kërkuar në Google, duke tejkaluar kështu edhe kërkimet për “bitcoin”./E.Ç

Të fundit

Tentativa e tetë/ Kuvendi i Kosovë mblidhet sot sërish në seancë konstituitive

Kuvendi i Republikës së Kosovës pritet të mblidhet sot në orën 10:00 për të vazhduar punimet e seancës konstituive...

“ChatGPT” i shpëton jetën 40-vjeçares amerikane

ChatGPT i shpëtoi jetën një gruaje – zbuloi kancerin që mjekët nuk e kishin vënë re. Lauren Bannon, 40 vjeçe, kaloi dy vite duke marrë...

Shqiptarët perceptojnë pabarazi ekonomike shumë më të lartë se në treguesit zyrtarë

Nga këndvështrimi i qytetarëve, pabarazia ekonomike në Rajon dhe në Shqipëri është më e lartë se matjet zyrtare, evidentoi Banka Botërore në raportin e...

Paundi dhe dollari në rënie/ Kursi i këmbimit, 29 prill 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.4 lekë. Euro do të...

“Përulësi, ambicie, unitet”/ Mark Carney mban fjalimin e parë si kryeministër i Kanadasë

Partia Liberale e udhëhequr nga Mark Carney ka dalë fituese në zgjedhjet federale në Kanada. Në fjalimin e tij të parë pas fitores, Carney...

Lajme të tjera

Web TV