Parlamenti ‘skenë krimi’/ Prokuroria në sallën e seancave plenare pas tymueseve e zjarrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Tym dhe flakë”. Kjo ishte panorama e seancës plenare të kësaj të hëne në Kuvend, ku deputetët e Foltores shkaktuan sërish tensione dhe kaos.

Deputeti Flamur Noka, por dhe të tjerë, ndezën flakadanë duke shkaktuar tym në sallë, ndërsa mori flakë dhe një objekt në një prej tavolinave ku qëndrojnë deputetët opozitarë.

Në lidhje me këtë, një ekip i Prokurorisë së Tiranës ka mbërritur në sallën e Kuvendit, për të parë elementët që shkaktuan zjarrvënien si dhe për të parë kamerat e sigurisë.

“Sali Berisha dhe Gazment Bardhi e quajnë një fitore të opozitës, së kauzës së saj dhe akuzuan mazhorancën se përdorën Gardën e Republikës. Prokuroria e Tiranës ka ardhur në Kuvend, ka mbërritur një ekip për të parë të gjithë elementët që shkaktuan zjarrvënien, për të parë kamerat e sigurisë. Një flakadan iu hodh kryeministrit, por garda e bllokoi atë”, raportoi gazetarja e ABC News, Esiona Konomi.

Kjo seancë, zgjati rreth 5 minuta, dhe buxheti u votua në parim, teksa nuk pati asnjë diskutim, teksa Kuvendi u “pushtua” nga tymi i flakadanëve./kb

Të fundit

Aksident i rëndë në Sarandë, 27-vjeçari transportohet me helikopter drejt Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Sarandës, në rrugën “Janaq Kumi”. Në ngjarje janë...

Plazhet publike, Rama publikon pamjet nga Kepi i Rodonit: Ja ndryshimi

Prej disa javësh në vendin tonë vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë ka publikuar...

Milani ndryshon pozicionin e Leaos? Allegri nuk e hedh poshtë

Gjatë konferencës për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Liverpool-it, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, foli edhe për Rafa Leao, i cili u provua...

Ministri Vengu në Delvinë, alarm si kurrë më parë me zjarret

Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe ministri i...

Aksident në aksin Lushnje–Rrogozhinë, Benzi përplaset me mjetin e parkuar

Një automjet tip Benz është përplasur me një mjet të parkuar në anë të rrugës në autostradën Lushnje–Rrogozhinë. Si pasojë, janë plagosur drejtuesi i...

Lajme të tjera

Web TV