“Fëmijët s’mund të jenë më të tillë?!”/ Revolta e nënave italiane në mediat sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënat italiane po protestojnë prej pak ditësh në mbrojtje të argëtimit dhe lojrave të fëmijëve. Të mbyllura në karantinë, për t’iu shmangur pandemisë Covid-19, kërkojnë me çdo kusht që lapsat me ngjyra të konsiderohen nevojë themelore.

“Ne nënat po përballemi me këtë urgjencë çdo ditë. Këto të fundit e kemi për detyrë t’ua bëjmë fëmijëve tanë plot ngjyra”-shkruan njëra prej tyre në Facebook. #ildirittoalgioco (e drejta për të luajtur) dhe #bimbicoraggiosi ( fëmijë kurajozë), janë pikërisht këto grupe fjalësh që hasen pothuajse në çdo postim.

Pjesa më e madhe e supermarketeve në Piemonte, Parma, Treviso, Abruzzo dhe Umbria nuk shesin më lapsa me ngjyra, ngjitëse, fletore dhe skica, duke ndjekur kështu dekretet e kryeministrit Giuseppe Conte, lidhur me kufizimet e aktiviteteve individuale.

Ato nuk konsiderohen si mallra për “nevoja themelore”. Kësisoj, Amazon po zgjedh gjithashtu mes kërkesave për blerje në internet, duke preferuar dërgesat thelbësore (maska, doreza, dezinfektues), nga ato që konsiderohen të tepërta (CD, libra, lojëra).

Por, nënat shtrojnë një pyetje mjaft provokuese: Fëmijët nuk mund të jenë më fëmijë?

Fjala.al

Të fundit

Berisha “fushatë” në Berlin: Votoni CDU-në, pastaj PD-në…

  Shefi i opozitës shqiptare Sali Berisha po bën fushatë në Gjermani ku ju ka kërkuar shqiptarëve atje që të...

Parashikimi i horoskopit 5 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Sot, duhet të përqendroheni për reagimin tuaj ndaj gjërave që janë jashtë kontrollit. Shumë energji e paparashikueshme po ju rrethon tani, duke dërguar sinjale...

Ushtria amerikane pritet të fillojë dërgimin e imigrantëve në Gjirin e Guantanamos

Avioni i parë ushtarak me imigrantë të arrestuar pritet të niset të martën drejt Gjirit të Guantanamos, sipas zyrtarëve amerikanë, ndërkohë që administrata e...

Upss, çfarë ishte kjo? Ledri Vula bën veprimin e papritur ndaj Eglit

Por me veprimin e fundit Ledri ka ndez gjithë rrjetin, shkruan “Kosovarja”. Në ‘story’ Ledri ishte ai i cili ka ripostuar një video te Eglit...

Lajme të tjera

Web TV