Eksperti kinez tregon gabimin e tmerrshëm që po bën SHBA dhe Evropa me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Qendrës së Kinës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Dr.George Ga ka treguar gabimin e madh që po bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa në përballimin e koronavirusit.

Gao i cili mbikëqyr 2000 punonjës në Qendrën Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve dhe është akoma i angazhuar në punë shkencore thekson se gabimi themelor që po bëjnë dy kontinentet është se njerëzit nuk mbajnë maska.

Gabimi i madh i SHBA-së dhe Evropës është se njerëzit nuk mbajnë maska. Sipas mendimit tim, gabimi i madh i SHBA-së dhe i Evropës është që njerëzit nuk mbajnë maska. Ky virus transmetohet nga pikat dhe kontakti i ngushtë. Pikat luajnë një rol shumë të rëndësishëm – ju duhet të vishni një maskë sepse kur flisni, pikat gjithmonë dalin nga goja juaj. Shumë njerëz e kanë virusin, por mund të jenë asimptomatik. Nëse ata vendosin maskë ​​në fytyrë, kjo mund të parandalojë që pikat që mbartin virusin të shpëtojnë dhe të infektojnë të tjerët”, tha ai.

Në janar, ai ishte pjesë e një ekipi që kreu studime në lidhje me Sindromën e Rëndë Akute të frymëmarrjes 2 (SARS-CoV-2), një virus që shkakton COVID-19.

Distanca sociale është një strategji themelore për kontrollimin e çdo sëmundje infektive, veçanërisht kur bëhet fjalë për infeksione të frymëmarrjes. Së pari, ne kemi përdorur strategji, sepse ne nuk kemi ndonjë parandalues apo ilaç specifik dhe po ashtu nuk kemi vaksina. Së dyti, duhet të jeni i sigurt për të izoluar secilin rast. Së treti. kontaktet e ngushta duhet të karantinohen, sepse ne harxhojmë shumë kohë duke u përpjekur të gjejmë të gjitha ato kontakte të ngushta dhe të sigurohemi që ato janë në karantinë dhe izolim. Së katërti, pezullimi i të gjitha tubimeve publike. Së pesti, kufizoni lëvizjen”, këshilloi Gao.

Lexo edhe :  Si ndikoi universiteti britanik në rritjen e racizmit (investigim)

Ai shtoi se termometrat janë kudo në Kinë dhe se njerëzit duhet të përpiqen të matin temperaturën sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që ata me ethe të mos jenë jashtë.

Personat e infektuar duhet të izolohen. Kjo duhet të bëhet kudo. Mund të kontrolloni Covid-19 vetëm nëse mund të hiqni burimin e infeksionit. Kjo është arsyeja pse kemi ndërtuar spitale modulare dhe i kemi shndërruar stadiumet në spitale”, thotë Gao.

Sipas tij, akoma nuk është bërë e mundur të gjendet se çfarë e shkaktoi infeksionin në Kinë. Ai tha se ekzistonin dy mundësi – që virusi të ketë origjinën nga tregu Ëuhan ose nga një vend nga i cili ka qenë përhapur jashtëzakonisht shumë. Gao shpjegoi se shkencëtarët kinezë po përpiqen të zbulojnë vaksinën dhe ilaçet për Covid-19.

Të fundit

“Uji i ftohtë” mbulohet nga inertet, banorët: Mbetjet janë hedhur qëllimisht

Një prej simboleve historike të Vlorës, i cili prej dekadash ka funksionuar, po shkon drejt mbylljes totale të tij....

Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet mund të anëtarësohet i pari në BE?

Në parashikimet se cili do të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, bastin mendojnë se e fitojnë ata që...

Rama: Do çmontohen çdo ditë platformat dhe strukturat pa leje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike në qytete, duke theksuar se ndërhyrjet...

Tarifat, goditje për prodhuesit e parfumeve në Francë

Kompania franceze Corania, nje biznes familjar 90-vjeçar po përballet me sfida të mëdha. Parfumeria, me bazë në Marsejë, është e shqetësuar pas vendosjes se tarifave...

Açka ironizon kolegët në PD: Janë vënë në radhë po shajnë SPAK

Deputetja demokrate Flutura Açka, ka ironizuar kolegët e saj në Partinë Demokratike, për të cilët thotë se janë vënë në radhë gjatë kësaj periudhe...

Lajme të tjera

Web TV