Hetimet e SPAK “godasin” konsumin, bar-Restorantet: Nga frika nuk dalin të shpenzojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hetimet e nisura nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për ish zyrtarë të lartë, por edhe eksponentë të botës së krimit, po ndikojnë edhe te rënia e konsumit të restoranteve.

Tashmë prej disa muajsh intensifikimi i hetimeve për një sërë dosjesh të krimit të organizuar, dhe korrupsionet të shoqëruara me prangosjen e shumë individëve ka stepur si të pasurit, por edhe pastruesit e parave për frekuentim në restorante dhe bare.

Për përfaqësuesin e Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahaj me përfundimin e valës së ardhjes së turistëve, konsumi në restorante dhe bare i është rikthyer tendencës rënëse.

Një sërë faktorësh sipas tij po ndikojnë te ulja e shpenzimeve për restorante, duke nisur që nga pasiguria për shpenzime te konsumatori familjar për shkak të vështirësive ekonomike dhe tendenca për kursime në prag festash, si dhe duke përfshirë “frikën” për t’u ekspozuar në restorante te individëve që zotërojnë para të pista, për shkak të hetimeve nga SPAK./Monitor/    S.M

Të fundit

Si lindi jeta? Zbulohet ‘Qyteti i Humbur’ nën oqeanin Atlantik

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund...

Irani e sheh Shqipërinë si vend armik? Flet teologu shqiptar

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se në Iran Shqipëria nuk...

E bleu 500 mijë euro, zjarr në apartamentin e Françeska Muratit në Tiranë

Flakët kanë përfshirë pasditen e kësaj të diele apartamentin e ish-banores së Big Brother Vip, Franceska Muratit. Burime për mediat bëjnë me dije se banesa...

Flet shqiptari nga Irani: Kishim informacion për sulmin, uraniumi u largua më para

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se Irani kishte informacione para...

Netanyahu i ndryshoi mendjen Trump-it me një telefonatë (prapaskena)

Pasi vendosi të sulmonte Iranin, presidenti amerikan Donald Trump donte të përqendrohej vetëm në bazën e Fordow, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e bindi...

Lajme të tjera

Web TV