Moderatorja e famshme shqiptare Alketa Vejsiu, sukseset e së cilës nuk po njohin kufij ka ndarë me të gjithë ndjekësit lajmin e bukur, se ka dalë në kopertinën e revistës “Forbes” në Britaninë e Madhe.
Moderatorja dhe sipërmarrësja, një nga figurat televizive me një punë të madhe mbi supe për të arritur majat, ja ka dalë të fitojë vëmendjen e botës me përkushtimin e saj të pafund në gjërat që përzgjedh të bëjë. Përmes një postimi në instagram Alketa na ka treguar se e ka pasur ëndërr prej kohësh një gjë të tillë, e tashmë u bë realitet.
“Jam vërtetë e lumtur që jam në Forbes UK.
Personazhet në galeri i përkasin botës së madhe, arritjeve të mëdha, impakteve të jashtëzakonshme që mund të kenë në botë përmes zërit, dhe platformave të tyre; unë në të thjeshtën time jam e kënaqur dhe krenare që jam Shqiptare, mund të jemi vend i vogël por ëndrrat i kemi pasur gjithmonë të mëdha. Jam ndjerë gjithmonë “një qytetare e botës” dhe me krenari kam treguar gjithmonë pasaportën shqiptare.
Do vazhdoj të numëroj yje më shumë se dollarë.
Gjithashtu @revistaclass_ do të jetë partnere e Forbes në Shqipëri dhe Kosovë duke evidentuar të tjerë personazhe shqiptare që meritojnë vëmendje në vitrina ndërkombëtare; ndaj ky artikull hap rrugën për të tjerë të rinj shqiptarë që me historitë e tyre frymëzuese do kenë dritaren e tyre (sipas disa kritereve përzgjedhjeje nga Stafi Editorial i Forbes)”- ka shkruar ajo./E.Ç