“Para 10 ditësh ma këputi shpirtin”, aktori i njohur tregon takimin e fundit me Zef Dedën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur shkodran Besnik Çinari, ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania për të folur për ndarjen nga jeta të artistit të mjeshtrit të madh të humorit Zef Deda.

Miku i tij Çinari rrëfeu momentin e takimit të fundit me aktorin, ai tha se e kishte takuar vetëm 10 ditë më parë e ishin munduar t’i jepnin kurajë. “Një kurajë mashtruese”, tha Çinari, pasi sipas tij Zefi, tashmë e kishte pranuar vdekjen dhe ai takim i fundit me të “i kishte këputur shpirtin”, pasi aktori që me plastikën dhe humorin kishte bërë gjithkënd të qeshte, tashmë mezi fliste.

“Takimi i fundit ka qenë para 10 ditësh. Se mua më pas më vdiq edhe nëna. Më ka marrë në telefon, mezi e kam dëgjuar kur më ka vdekur nëna. Shkuam e takuam atje në shtëpi bashkë me një shok të vjetër, na këputi shpirtin. Po i jepnim kurajë, por kurajë kuptohej që ishte false. Ai e kishte pranuar vdekjen. Ai e ka ditur se dinte edhe gjuhë të huaja dhe i ka lexuar ilaçet. Ai e dinte se nuk ishte mirë dhe e ka pranuar vdekjen me burrni, nuk u ligështua. Ishte i jashtëzakonshëm. Nuk ishte shumë në gjendje të komunikonte, por pyeste për shfaqjet, se profesioni është sëmundje, ai ka punuar që fëmijë në teatër”,-tha aktori Besnik Çinari./e.t

Të fundit

Dështimi i merkatos së Bayern do të shitet, Rummenigge pret 40 mln euro prej tij

Bayern e ka ndarë mendjen për merkaton e verës. Lojtari i parë që do të shitet do të jetë...

11 maji, testohen pajisjet për identifikimin, KQZ garanton: Nuk ka shans për probleme

KQZ zotohet që në 11 maj, të mos shohim më problemet e zgjedhjeve të shkuara, ku shumë qendra votimi, përfshirë dhe atë ku votoi...

Ndërtoi pa leje, arrest me burg për ndërtuesin dhe ekspertin! Sekuestrohet hoteli

Prokuroria e Gjirokastrës ka caktuar masën "arrest në burg" për R.S., i akuzuar për ndërtim të paligjshëm të një hoteli në lagjen "18 Shtatori"...

Fushata elektorale, Rama takim me banorët e Petrelës: “Ju zgjodha sepse…”

Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon një takim me banorët në Petrelë, të Tiranës. Takimi po zhvillohet në kuadër të fushatës elektorale. Rama në nisje është...

“Gënjeshtër totale!” Grenell hedh poshtë lajmet për takimin e Ramës me djalin e Trump

Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale është përfshirë në një debat me drejtorin e zyrës së shtypit të PD,...

Lajme të tjera

Web TV