Disa arsye më shumë pse duhet të pini kafe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zakoni i pirjes së kafesë dhe energjisë që marrim nga kjo pije është i dokumentuar ndër vite, por pak e dinë që ndikimin më të madh kafeja e ka në shëndetin e zorrëve, reduktimin e inflamacionit e deri te sëmundjet e mëlçisë.

Përmirëson mikrobiomën e zorrëve

Të gjithë e dimë se kafeja përmban kafeinë, por lajmi se përmban më shumë fibra se një gotë me lëng portokalli mund të na befasojë. Përveç fibrave të tretshme, të cilat ndihmojnë trupin të përthithë lëndët ushqyese, kafeja është e pasur me prebiotikë (luftojnë kundër baktereve të këqija).

Redukton inflamacionin

Kafeja është një burim i shkëlqyer i antioksidantëve. Falë përmbajtjes së lartë të polifenolit, ky agjent mbron trupin nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira, stresi etj.

Përmirëson shëndetin e trurit

Shumica prej nesh kërkojnë një filxhan kafe për të rritur dozat e energjisë dhe vigjilencës, por kjo mund të ketë më shumë se një efekt kalimtar në fuqinë e trurit tonë, pasi kafeja ka një sërë ndikimesh neuroprotektive. Vlera e lartë antioksiduese ndihmon në mbrojtjen e indeve dhe enëve të trurit nga dëmtimi i radikaleve të lira, ndërsa kafeja gjithashtu rrit prodhimin e serotoninës.

Ju mbron nga sëmundjet e mëlçisë

Dhimbjet e mëlçisë, ose fibroza, mund të shkaktohen nga shumë gjëra, duke përfshirë kushtet shëndetësore si hepatiti apo abuzimi me alkoolin. Kur kafeina tretet nga trupi, ajo prodhon një kimikat të quajtur paraxanthine, i cili ngadalëson rritjen e indeve që mbrojnë këtë organ. Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi faktin se pirja e moderuar e kafesë mund të ndihmojë edhe në parandalimin e kancerit të mëlçisë./E.Ç

Të fundit

Ekspertët e sigurisë paralajmerojnë: NATO nuk eshtë gati për nje luftë

NATO nuk është gati për një luftë brutale në Arktik me Vladimir Putin, kanë paralajmëruar analistët. Pavarësisht stërvitjeve masive të...

Meloni me ‘mision sekret’ në SHBA: Do të takojë Trump, por nuk dihet pse

Mision sekret për Giorgia Melonin në SHBA. Kryeministrja italiane u nis drejt Shteteve të Bashkuara për të takuar presidentin e zgjedhur Donald Trump. Një takim...

SHBA, funerali shtetëror gjashtëditor i ish-presidentit Jimmy Carter

Gjashtë ditët e funeralit për ish-Presidentin Jimmy Carter filluan të shtunën në Xhorxhia. Jimmy Carter vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Ceremonitë e transmetuara drejtpërdrejt...

“Në fillim jam trembur…”, Eno Popi tregon raportin e veçantë me të bijën

Prej vitesh, Eno Popi jeton mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Bashkëshortja dhe e bija 6-vjeçare jetojnë atje, ndërsa Eno, për shkak të punës së tij,...

Përfshihen nga flakët dy banesa në Pogradec

Dy banesa janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 në Pogradec. Dy banesat janë përfshirë nga zjarri pasi mësohet se...

Lajme të tjera

Web TV