Newcastle dominon dhe mposht me “poker” Chelsean në “St. James Park”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Newcastle ka mundur Chelsean me shifrat 4-1 në shtëpi, në ndeshjen e Premier League. Të zotët e shtëpisë kaluan në epërsi në minutën e 13-të. Pas disa pasimesh të bukura rreth zonës së rreptësisë, sulmuesi me pasaportë suedeze, Isak, u tregua i saktë nga fare pranë portës.

Portieri Nick Pope nuk mund të bënte asgjë në minutën e 23-të, kur me një ekzekutim perfekt të një goditje dënimi, Raheem Sterling “ndezi” festën mysafire në tribunat e St. James’ Park (Newcastle).

Djemtë e Eddie Howe, me mjaft karakter morën përsëri avantazhin në të 60-tën me mbrojtësin anglez, Lascelles. Vetëm 2 minuta më pas, Joelington thelloi shifrat, duke e kthyer në mision të pamundur përmbysjen për rivalët.

James u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 73-të, duke vështirësuar akoma më shumë sfidën për Blutë e Londrës. Pavarësisht aktivizimit të Armando Brojës në 20 minutat e fundit, ndeshja nuk ndryshoi kah, me Gordon që pak para fundit vendosi emrin në listën e golashënuesve. Newcastle renditet në vendin e gjashtë, Chelsea pozicionohet në vendin e 10-të.

lg.php.gif

Të fundit

“Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!”

Akademiku Artan Fuga është shprehur se civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po shkon drejt rënies. Komentet Fuga i bëri në...

Revoltë 9 mujore në Serbi! Arrestime dhe dhunë. Si do mbyllet kjo histori?

Ndërsa protestat kundër korrupsionit në Serbi hyjnë në muajin e nëntë, ato nuk tregojnë asnjë shenjë zbehjeje. Përkundrazi, po pësojnë ndryshime në drejtim, përbërje...

Artan Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit! PD, jo më fenomen politik

Shifrat që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në parlament, për akademikun Artan Fuga do ta degradojnë më tej qeverisjen në Shqipëri. Në një intervistë për...

Përfundon rinumërimi në Durrës, Kalaja: më kanë vjedhur 11 vota

Njësoj si edhe në dy rastet e tjera, edhe përfundimi i procesit të rinumërimit në qarkun e Durrësit, nuk ka prodhuar asgjë të re...

E zbuloi Xabi Alonso, Real Madridit i vjen oferta 40 mln euro për talentin

Gonzalo Garcia është padyshim zbulimi kryesor i Kupës së Botës për Klube. Sulmuesi spanjoll i panjohur deri para se të grubullohej nga Xabi Alonso...

Lajme të tjera

Web TV