Sa para humbet platforma “X” e Elon Musk pasi reklamuesit largohen?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Platforma në pronësi të Elon Musk mund të humbasë deri në 75 milionë dollarë të ardhura nga reklamat deri në fund të vitit pasi dhjetëra marka të mëdha ndalojnë fushatat e tyre, raportoi New York Times.

Arsyeja e eksodit të madh të reklamuesve ishin komentet antisemite me të cilat Elon Musk duket se ishte dakord. Kjo ka bërë që kompanitë si Walt Disney dhe Warner Bros Discovery të ndalojnë reklamat në platformë.

Dokumentet e brendshme të cituara nga New York Times në raport tregojnë se ka më shumë se 200 fushata nga kompani duke përfshirë Airbnb, Amazon, Coca-Cola dhe Microsoft, shumë prej të cilave kanë ndaluar ose po mendojnë të ndalojnë reklamat në ‘X’.

Nga tetori 2022, kur Musk bleu edhe Twitter-in, reklamuesit po largohen nga platforma. Shumë shprehën shqetësimin për zgjedhjen e Musk për të rikthyer disa llogari të lidhura me gjuhën e urrejtjes.

Të ardhurat nga reklamat e platformës në Shtetet e Bashkuara kanë rënë të paktën 55% nga viti në vit çdo muaj që kur Musk bleu Twitter./   S.M

Të fundit

Zjarret, dy “Black Hawk” nga Emiratet zbarkojnë në Shqipëri

Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën e paprecedentë të zjarreve këtë vit, me...

Ilir Meta mbetet në burg sepse “intimidon dëshmitarët”

Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë qëndrojë në qelitë e paraburgimit 313. Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Erjon Çela rrëzoi kërkesën e Metës për...

Kuvendi i Kosovës pret aktgjykimin e plotë për të rifilluar seancën

Kuvendi i Kosovës do të rifillojë të mblidhet për konstituuimin e tij pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me...

“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen. Ish-mesfushori gjerman Hamann, i cili ka...

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me vete kanë marrë edhe bagëtitë...

Lajme të tjera

Web TV