Si të kemi flokë e lëkurë të shëndetshme në dimër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Temperatura e dushit

Në dimër nuk ka asgjë si një dush i ngrohtë, por nga tani mendojeni dy herë këtë. Një dush i zgjatur dhe i nxehtë mbi 20 minuta mund të duket ide e mirë, por në fakt vetëm dëmton lëkurën dhe flokët tuaj.
Ekspozimi i gjatë ndaj ujit të nxehtë largon lagështirën e nevojshme nga flokët dhe lëkura. Kështu qëndroni në dush më pak dhe në 5 minutat e fundit përdorni ujë të vakët.

Mbulohuni

Nuk ka rëndësi sa bukur doni të visheni, nëse moti kërkon rroba të trasha duhet të zgjidhni patjetër ato.
Vendosni shall për fytyrën, kapuç për flokët dhe dorëza.

Konsumoni yndyrna

Yndyrnat e shëndetshme janë miqtë më të mirë të lëkurës dhe flokëve.
Konsumoni shumë omega-3 të marrë nga salmon, arrat, vaji i ullirit, sardelet apo avokado për të qenë gjithnjë të mbrojtur nga faktorët e jashtëm.

Hidratohuni

Pavarësisht se mund të jetë shumë ftohtë dhe nuk ju shkon mendja tek uji, kjo është një arsye më vetë përse duhet të konsumoni ujë. Qëndroni gjithnjë të hidratuar pasi uji ju ndihmon të mbani organizmin të shëndetshëm.

Merrni vitaminë C

Sigurohuni të merrni sasitë e duhura të vitaminës C, si nga frutat, perimet apo barishtet jeshile.

Vitamina C mund të ndihmojë në rritjen e prodhimit të kolagjenit në trup, një proteinë që mban lëkurën të re.

Kundër skuqjes së hundës

Kur qëndroni jashtë në të ftohtë për një kohë të gjatë e para që e pëson është hunda. Ajo fillon e skuqet për shkak se i ftohti prek indet dhe venat, ndaj për të parandaluar këtë vendosni pak vaj ose krem në këtë zonë dhe mbajeni të mbuluar sa më shumë.

Lexo edhe :  Gjimnasti kryen akrobaci të rrezikshme në 1500 metra lartësi (VIDEO)

Larja e flokëve

Flokët kanë nevojë për më shumë hidratim gjatë dimrit ndaj përgjysmoni larjet me shampo. Kujdes me ekspozimin nda të ftohtit, por edhe ndaj ajrit të thatë të kondicionerëve apo tharëses.

Buzët e çara

Gripi, i ftohti apo hidratimi i keq të gjithë këto ndihmojnë në çarjen e lëkurës së buzëve. Për t’i mbajtur sa më të buta bëni trajtime teksa jeni në shtëpi me pak sheqer e mjaltë duke i fërkuar lehtë buzët.
Në këtë mënyrë do të largoni lëkurën e vdekur e më pas hidratojini me krem të posaçëm. Një krem të posaçëm për buzët mbajeni edhe jashtë shtëpisë dhe aplikojeni disa herë në ditë për tu mbrojtur nga i ftohti.

Duart e thata

Për të parandaluar tharjen e duarve, vendosni krem hidratues pas larjes së tyre. Këtë bëjeni disa herë gjatë ditës për të pasur duar sa më të buta. Nëse keni duar shumë të thata përdorni një krem të pasur me shumë vajra në mënyrë që të arrihet hidratimi i plotë.

Gjithashtu mbrojini nga i ftohti jashtë shtëpisë me doreza leshi e ndërsa për të kryer punët e shtëpisë sërish përdorni doreza llastiku në mënyrë që të mos i acaroni./E.Ç

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV