Arsyet e çuditshme pse pasagjerët që udhëtojnë me avion zgjedhin sediljen e mesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në pjesën dërrmuese të fluturimeve, njerëzit preferojnë ose vendin pranë dritares ose atë anash dhe shumë rrallë atë të mesit. Arsyet janë të kuptueshme!

Sedilja e dritares ofron një pamje të botës nga lart dhe një sipërfaqe ku ju mund të mbështesni kokën për të bërë një sy gjumë, gjithnjë nëse jeni nga ata pasagjerë që mund të flini gjatë fluturimeve.

Ka një pengesë për pasagjerët që zënë sediljen e dritares: ata e kanë shumë të vështirë të përdorin tualetin në avion, pasi më parë duhet të kalojnë te këmbët e dy pasagjerëve të tjerë. Ndërsa, ata që janë sediljen e korridorit, pra anash aty ku kalojnë stjuardesat, e kanë më lehtë nga të gjithë përdorimin e tualetit.

Por, njerëzit që fluturojnë me avion pyesin veten pse një pasagjer do të zgjidhte një vend në mes mbi opsionet e tjera?

Një ekspert udhëtimesh ka disa ide:

1- Duan të maksimizojnë shanset për të pasur një vend bosh pranë tyre. Mund të duket një strategji e dyshimtë, por shpesh është efektive

2- Një motiv tjetër mund të jetë fakti i përfitimit nga sedilja e mesit, pasi si pasagjer i pozicionuar në mes të dy personave të tjerë, ka mundësinë për t’u mbështetur

3- Dëshira për ta kaluar udhëtimin duke bërë biseda të gjata është një tjetër arsye. Sedilja mesit është një mundësi e mirë për të bërë miq të rinj, nëse zgjidhni të bisedoni me ta gjatë udhëtimit

4- E fundit, të qenit pasagjer në sediljen e mesme është një pozicion më i favorshëm në rastet kur duhet të përdorni tualetin, kur ju nevojitet që të kaloni para një personi dhe jo dy si në rastin kur uleni te dritarja./E.Ç

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV