Pasojat e COVID-19/ Bie çmimi i naftës, niveli më i ulët që nga viti 2002

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara qysh në vitin 2002, pasi kërkesa për naftë të papërpunuar është zvogëluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, e cila përdoret si pikë ndërkombëtare e referimit, ka rënë në 23.03 dollarë për fuçi të hënën, gjë që paraqet nivelin më të ulët qysh në nëntor të vitit 2002.

Çmimi ka rënë më shumë se për gjysmë gjatë muajit të kaluar, pasi kompanitë e kanë zvogëluar ose ndërprerë prodhimin e naftës.

Kësaj i ka kontribuuar edhe një mosmarrëveshje midis Arabisë Saudite dhe Rusisë, e cila ka shpërthyer pasi Riadi ka dështuar ta bindë Moskën për zvogëlim të prodhimit.

Arabia Saudite, udhëheqëse de facto e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, është pajtuar me vendet e tjera të këtij grupi që të ulin prodhimin.

Kërkesat për naftë kanë rënë pasi shumë vende të botës janë izoluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke ndërprerë një pjesë të madhe të trafikut ajror dhe rrugor./rel

Të fundit

“Skënderbeu”,  Vivaldit ngjiti heroin shqiptar në skenën e madhe të Evropës

22 korrik 1718 Nga Leonard Veizi Në galerinë e figurave të mëdha të historisë botërore, disa emra nuk i përkasin më...

Revolucion tek Liverpooli/ Reds firmosin me Ekitike në sulm, në shitje Nunez dhe Diaz

Një tjetër goditje në merkato nga Premier League, me shifra që, edhe pse respektojnë vlerën e lojtarëve të përfshirë, duken të ekzagjeruara. Liverpool ka...

Masa të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër foto nga një gomisteri në Tiranë, që kishte zaptuar një hapësirë në një bllok pallatesh. Rama shkruan se nuk...

Zgjedhjet e 11 majit/ 350 kuti votimi janë marrë nga magazinat e KQZ pa asnjë dokument!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me denoncimin per zgjedhjet e 11 majit. Nga selia blu, Berisha akuzoi kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi,...

Asllani mes katër “rrugëve” tek Interi, një klub tërhiqet nga gara për shqiptarin

Kristjan Asllani po kthehet gjithnjë e më shumë në një problem për Interin. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është jashtë planeve të klubit dhe kjo...

Lajme të tjera

Web TV