Politico: Donald Tusk njeriu më me influencë në Europë, publikohet lista nga kush pasohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas zgjedhjes së Politico, personi më me ndikim në Europë do të jetë kreu i opozitës në Poloni dhe me shumë gjasa kryeministri i ardhshëm Donald Tusk.

Prestigjozja europiane publikoi një listë të personave më me ndikim në Europë për të cilët beson se do të formësojnë vitin 2024. Përveç personit më të fuqishëm në kontinentin e vjetër, lista është e ndarë në tre kategori, ëndërrimtarë, përçarës dhe ata që besohet se punojnë më shumë.

Sipas zgjedhjes së Politico, personi më me ndikim në Europë do të jetë kreu i opozitës në Poloni dhe me shumë gjasa kryeministri i ardhshëm Donald Tusk. Tusk pason presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy si personi më i fuqishëm në Europë.

Pjesë e listës janë gjithashtu 10 gra. Mes 28 personave më me ndikim janë dhe dy persona nën 40 vjeç: Jenni Hermoso, ylli spanjoll i futbollit që është kthyer në një ikonë për feminizmin, dhe Tom Van Grieken, lider i partisë belge të Vlaams Belang.

Presidenti francez Emmanuel Macron është anëtari i listës që ka qEnë me shpesh pjesë e listës  së Politico.

Lista e punëbërësve

  1. Georgia Meloni (Kryeministrja e Italisë)
  2.  Ursula von der Leyen(Presidentja e Komisionit Europian)
  3. Emmanuel Macron( Presidenti i Francës)
  4. Andriy Yermak (Shefi i shtabit presidencial të Ukrainës)
  5. Recep Tayyip Erdogan( Presidenti i Turqisë)
  6. Maros Sefcovic( Zëvendës President i Komisionit Evropian për Marrëdhëniet Ndërinstitucionale)
  7. Marine Le Pen (Liderja e ekstremit të djathtë francez)
  8. Christine Lagarde (Presidentja e Bankës Qendrore Europiane)
  9. Keir Starmer ( Kryetari i Partisë së Punës)

Lista e “përçarësve”

  1. Elvira Nabiullina (Guvernatorja e Bankës së Rusisë)
  2. Carles Puigdemont ( Deputet i Parlamentit Europian)
  3. Viktor Orban (Kryeministër i Hungarisë)
  4. Annalena Baerbock (Ministrja e Jashtme gjermane)
  5. Manfred Weber (President i Partisë Popullore Europiane)
  6. Tom Van Grieken (politikan dhe autor belg i cili ka shërbyer si udhëheqës i Vlaams Belang që nga 2014)
  7. Jovita Neliupsiene (ish-ambasadorja e Lituanisë në Bashkimin Europian)
  8. Bidzina Ivanishvili (Ish-kryeministri i Gjeorgjisë)
  9. Bjorn Hocke ( anëtar i Partisë Alternativa për Gjermaninë)
Lexo edhe :  Trump firmosi urdhrin për tarifat, bien tregjet europiane

Ëndërrimtarët 

  1. Volodymyr Zelenskyy (President i Ukrainës)
  2. Alexei Navalny (Lideri i opozitës në Rusi)
  3. Gerald Darmanin ( Miinistrër i Brendshëm i Francës)
  4. Roberta Metsola (Presidentja e Parlamentit Europian)
  5. Mary Lou McDonald (Lidere e partisë politike Sinn Fein, Irlandë)
  6. Petr Pavel (Presidenti i Republikës Çeke)
  7. Thomas Bach (President i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar)
  8. Nigel Farage ( Udhëheqës i reformës Brexit)
  9. Jenni Hermoso ( Futbolliste spanjolle) /O.S

Të fundit

U nis me jahtin e tij nga Turqia për në Mykonos, zhduket biznesmeni i njohur

Autoritetet turke janë në alarm pas zhdukjes së biznesmenit të njohur Halit Yukay, i cili është shpallur i humbur...

Rriten gjatë vitit 2025 të ardhurat tatimore nga shitja e pronave

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, të ardhurat tatimore nga shitja e pasurive të paluajtshme kanë qenë në rritje. “Sipas informacionit nga Drejtoria...

Norvegjia “trondit” tregjet/ Mijëra dollarë të investuara në kompani izraelite!

Qeveria norvegjeze ka urdhëruar një rishikim të thelluar të portofolit të fondit të saj sovran prej 1.9 trilion dollarësh, për të siguruar që investimet...

Agjendën e gjelbër: Shtytja për zgjerimin e aeroporteve ndërsa udhëtimi me tren ngec

Dëmi klimatik që shkaktohet nga fluturimet e shmangshme është i jashtëzakonshëm, por qeveria sheh më shumë aeroplanë si zgjidhje për problemet ekonomike të saj. Polly...

Vendi goditet nga një valë e re e të nxehtit, muaji gusht me temperaturat më të larta

Portugalia po përjeton një valë të re të të nxehtit, me temperatura që arrijnë në 41 gradë Celsius. Gushti mund të jetë muaji më...

Lajme të tjera

Web TV