A shkaktojnë diabet ushqimet me sheqer? Ç’duhet të dini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka shumë hamendësime që lidhen me diabetin dhe një prej tyre është edhe konsumi i tepërt i sheqerit. Diabeti është një sëmundje komplekse e shkaktuar nga një kombinim faktorësh thonë mjekët. Të ngrënit e tepërt të sheqerit nuk mjafton për të shkaktuar diabet, gjithçka është shumë më e ndërlikuar se kaq.

Shoqata Amerikane e Diabetit thekson se ka një lidhje mes konsumit të pijeve me sheqer të shtuar dhe diabetit të tipit 2, por ngrënia e sheqerit nuk shkakton diabet. Faktorë të tjerë që ndikojnë janë: mjedisi, gjenetika, mosha, aktiviteti fizik dhe stresi.

Një dietë e pasur me sheqerna të shtuara dhe yndyra të ngopura shoqërohet me një rrezik në rritje të zhvillimit të diabetit. Dietat me shumë sheqer shoqërohen edhe me një rrezik të shtuar të mbipeshës dhe obezitetit, sëmundjes së mëlçisë yndyrore etj.

Diabeti i tipit 2 mund të ndikohet nga sasia e sheqerit në dietën tuaj, gjë që ka ndikim në sasinë e sheqerit në gjak. Kështu që rritja e sheqerit mund të lidhet me rrezikun e diabetit të këtij tipi. Por, vetëm ngrënia e sheqerit nuk mjafton për të shkaktuar diabet.

Cilat janë simptomat e konsumimit të tepërt të sheqerit?

Mjekët thonë se njerëzit ndihen më hiperaktivë pas një sasie të madhe sheqeri. Por, asnjë nga këto efekte nuk është i vërtetuar shkencërisht. Simptoma të tjera të sheqerit të lartë në gjak janë etja e shtuar, urinimi i shpeshtë, rritje e oreksit dhe humbja e pashpjegueshme e peshës.

Si mund ta largoni sheqerin nga trupi juaj?

Nëse e dini se niveli i sheqerit në gjak është i lartë, ka hapa që mund të ndërmerrni për ta ulur atë, si të pini shumë ujë, të bëni një shëtitje 10-minutëshe dhe të merrni ilaçet sipas udhëzimeve të mjekut./E.Ç

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV