Moti i keq përfshin Gjermaninë, probleme me fluturimet dhe transportin për shkak të borës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm pak javë na ndan nga Krishtlindja por në Gjermaninë jugore, veçanërisht në Bavari, qytetet janë të veshura me të bardha. Reshjet e dendura të borës, megjithatë, sollën edhe probleme të mëdha në qarkullimin ajror dhe hekurudhor.

Në Mynih, rreth 160 fluturime u anuluan pasi avionët nuk mund të ngriheshin apo ulen, tha një zëdhënës i aeroportit për Agjencinë Gjermane të Lajmeve.

Shërbimi Kombëtar i motit i Gjermanisë (DWD) parashikon vazhdimin e reshjeve të borës deri sot pasdite në pjesën më të madhe të Bavarisë, ndërsa në disa zona lartësia e borës pritet të arrijë në 30 deri në 40 centimetra.

Për këtë arsye edhe sot priten probleme në aeroporte.

 

 

 

Megjithatë, probleme ka edhe me linjat e autobusëve dhe tramvajit në kryeqytetin bavarez, të cilat u anuluan mbrëmjen e së premtes, për shkak të borës dhe ngricave.

Ndërsa departamenti i zjarrfikësve të Mynihut postoi foto në rrjetet sociale të zjarrfikësve të veshur me zinxhirë në automjete “në mënyrë që të mund të vijmë tek ju sa më të sigurt në çdo kohë”.

Reshjet e dendura të borës të së premtes erdhën pas një jave plot me temperatura të ulëta të fillimit të hershëm të dimrit – krahasuar me vitet e fundit –në të gjithë Gjermaninë.

Megjithatë, nuk ka pasur pothuajse asnjë aksident. Sipas një gazetari të Agjencisë Gjermane, pasagjerët e trenit nga Shtutgarti e kaluan natën në tren në stacionin Ulm për shkak të borës, ndërsa në Mynih zyrtarët e stacionit qendror hekurudhor vunë në shërbim të pasagjerëve një tren, të cilit itineraret u anuluan për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Bora ra edhe në Frankfurt dhe Berlin gjatë javës, ndërkohë që pjesa më e madhe e vendit regjistroi reshje të lehta bore ose temperatura të ulëta./e.t

Të fundit

Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

Në një raport të gjatë mbi ndalimin e shtetasve të huaj, me fokus në protokollin Itali-Shqipëri, Gjykata e Kasacionit...

Funari, ‘Zvicra e vogël’ që po tërheq turistët në Elbasan. Mungojnë…

Vetëm pak kilometra larg nga Elbasani dhe Tirana, mes kodrave të gjelbra ndodhet Funari, një perlë e fshehur që po shndërrohet në një nga...

Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

Pse Brad Pitt qëndroi zgjuar për 36 orë?

Brad Pitt, ka zbuluar se nuk ka mundur të flejë për 36 orë pas përvojës së tij pas timonit të një makine “McLaren” të...

Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deputetit britanik Nigel Farage, i cili së fundmi deklaroi se “1 në 50 shqiptarë që jetojnë në...

Lajme të tjera

Web TV