Vrasja e Liridonës nga bashkëshorti, Karamuço: Ajo ka ditur sekrete shumë të mëdha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, është shprehur se dyshon se shkak për vrasjen e Liridona Ademajt nga bashkëshorti i saj në Kosovë, Naim Murseli, ka qenë një sekret shumë i madh që ajo ka ditur.

Komentet Karamuço i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se kjo nuk mund të jetë një vrasje feminicidi, pasi sipas tij, është kryer në gjakftohtësi të plotë dhe e mirëmenduar.

Ai shtoi se Naimi ka dashur që bashkëshortja e tij t’i marrë me vete motivet e vrasjes së saj.

“Ky nuk është rast feminicidi mendoj unë. Feminicidin e kemi konsideruar të lidhur me ato që kemi konsideruar marrëdhënie në çift apo intime, që kanë precipituar deri në vrasje. Por ato kanë filluar me dhunë verbale, fizike, psikologjike, heqjen e paligjshme të lirisë dhe deri në flijim.

Ky është një rast specifik dhe vështirësia e Policisë është për të zbardhur deri në fund motivet e vrasjes. Ai ka dashur që motivet viktima t’i marri me vete. Feminicidi bëhet në gjaknxehtësi e sipër, kjo është bërë në gjakftohtësi. Kur kemi paramendim dhe gjakftohtësi, atëherë është diçka më shumë.

Për mua arsyet janë një sekret shumë i madh që ajo femër ka pasur ndaj bashkëshortit të saj. Ai është menduar e reflektuar gjatë, ka planifikuar mënyrat sesi kjo femër të mos i dëmtojë interesat asaj nëse ndahet. Ka pasur versione nga më të ndryshmet. Është një shkak shumë i rëndë”, është shprehur Karamuço./   S.M

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV