“Sot dhe nesër, policia s’do aplikojë sanksione”, Rama flet për masat e reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit me qytetarët përmes platformës shqipëriaqëduam.al mbëmjen e sotme ka diskutuar për zgjidhjen e problemeve të tyre në këto ditë të vështira të koronavirusit.

Ndërsa ka komentuar masat shtrënguese të qeverisë, Rama tha se të dhënat nga terreni i luftës po na japin të drejtë të gjithëve ne që po iu nënshtrohemi atyre.

Më tej Rama shtoi se përmes kësaj platforme kanë marrë përgjigje mbi 16 mijë qytetarë, ndërsa theksoi se sot dhe nesër Policia e Shtetit do të tregohet sensibilizuese për të mos aktivizuar menjëherë sanksionet, për shkak se nga dita e sotme ndryshuan sërish masat shtrënguese.

“Të dhënat nga terreni i luftës po na japin të drejtë të gjithëve ne që po i nënshtrohemi masave shtrënguese. Është fakt që procesi i komunikimit përmes platformës ka sjellë një ndërveprim shumë intensiv. Kemi komunikuar me mbi 16 mijë persona, falë një skuadre me mbi 200 persona, që ndjekin gjithcka që ju coni në këtë platformë. Çdo problem që ngrini me të drejtë, do të zgjidhet. Ju kërkoj ndjesë të gjithë atyre që kanë pas problem me aplikimin në e-albania. Sot dhe nesër, Policia e Shtetit është e vetëdijshme që të jetë sa më sensibilizuese, që të mos aktivizojë menjëherë sanksionet”,- u shpreh Rama./Fjala.al/

Të fundit

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të...

Kaçinari më në fund del nga izolimi! Nis hapja e rrugëve

Pas shumë vitesh, Njesia Administrative e Kaçinarit në Mirditë ka dalë nga izolimi që ishte krijuar nga mungesa e infrastrukturës rrugore. Në zbatim të kontratës...

Shëngjin, 23-vjeçari bie nga ballkoni i hotelit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Shëngjin ku një 23-vjeçar ka rënë nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte me pushime. 23-vjeçari...

Pano Soko: “Turp për ne, kam frikë t’i shoh votuesit tanë në sy”

Pano Soko i cili në zgjedhjet e 11 Majit garoi nën siglën e Nismës Shqipëria Bëhet ka komentuar përplasjen mes Adriatik Lapajt dhe Endrit...

Endri Shabani: Dajës sim i kanë bërë kërcënime te dera e shtëpisë

Endrit Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, kërcënimet që ka marrë daja i tij, Zeqir Kordhoni. “Zoti Zeqir Kordhoni është ndjerë i...

Lajme të tjera

Web TV