Dokumenti/ Liridona Ademaj dhe bashkëshorti i saj kishin bërë kërkesë për divorc në Suedi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas vrasjes së 30 vjeçares Liridona Ademaj mbrëmjen e 29 Nëntorit në Prishtinë, pas së cilës rezuloi se qëndronte bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Ky i fundit u arrestua së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokalla, si të dyshuar në organizimin e vrasjes së të resë.

Por cila ishte arsyeja që e nxiti atë drejt kësaj vepre kriminale?

Sipas raportimeve, Naim Murseli kishte paguar para disa kohësh sigurimin jetësor të saj në një kompani suedeze dhe thuhej se sigurimi mund të mbulonte shpenzimet deri në 20 milionë euro. Por, gazetari suedez Henrik Lundbjörk, ka thënë për KosovaPress, se shuma më e lartë e vlerës së sigurimit është 500 mijë euro.

Kosovapress ka siguruar një dokument që vërteton disa raportime se dyshja kishin kishin bërë një kërkesë të përbashkët për divorc në një gjykatë suedeze. Megjithatë divorci nuk ka ndodhur pasi asnjëra palë nuk është paraqitur brenda gjashtë muajve deri në një vit, që cilësohet si periudhë e shqyrtimit të kërkesës.

Për këtë, Gjykata e Qarkut të qytetit Uddevalla më 24 shkurt të vitit 2020 kishte marrë vendim për të ndërprerë çështjen nga procedimi i mëtejshëm.

Më 31 janar 2019, Liridona Murseli dhe Naim Murseli kanë dorëzuar një deklaratë të përbashkët divorci. Gjykata e Qarkut vendosi që divorcit t’i paraprihet një periudhë shqyrtimi prej të paktën gjashtë muajsh dhe maksimumi një vit. Në lidhje me vendimin, gjykata e rrethit njoftoi palët se mund të kërkonin me shkrim ndarjen brenda afatit të caktuar. Asnjë kërkesë për vendim për divorc nuk ka mbërritur në gjykatën e rrethit. Çështja e ndarjes ka rënë. Gjykata e Qarkut e pushon çështjen nga procedimi i mëtejshëm”, thuhet në dokument./kb

Lexo edhe :  Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Të fundit

E zbuloi Xabi Alonso, Real Madridit i vjen oferta 40 mln euro për talentin

Gonzalo Garcia është padyshim zbulimi kryesor i Kupës së Botës për Klube. Sulmuesi spanjoll i panjohur deri para se...

Djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, raporti: Rrezik kancerogjen për banorët

Të martën paradite, pasi kodra e mbetjeve në Elbasan ishte gdhirë e përpirë nga flakët, në qytet mbërriti një grup ekspertësh për të matur...

Fototeka “Marubi” zyrtarisht në UNESCO!

Fototeka Kombëtare “Marubi” ka marrë një nga vlerësimet më të larta ndërkombëtare në fushën e trashëgimisë kulturore. Arkivi i negativëve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro...

Sforco e fundit për një blerje kryevepër! Perez, “all in” për yllin e mesfushës

Luka Modric po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Real Madrid. Kroati do ta mbyllë përfundimisht me "Los Blancos" menjëherë sapo të mbarojë...

Edi Rama, njeriu që lindi politikan dhe u bë kryeministër. Si do të flasë historia?

Sot, më 4 korrik 2025, Kryeministri Edi Rama feston 61-vjetorin e lindjes. Ai ka mbajtur poste kyçe në jetën publike të vendit për më...

Lajme të tjera

Web TV