Juristi zbulon arsyen e fortë: Ja pse Berisha nuk proteston në sheshe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë televizive se arsyeja se përse Berisha nuk proteston në sheshe është humbja e mbështetjes popullore.

Ai tha se lëvizja radikale i ka forcuar pozitat brenda grupimit, por nuk ka më njerëz me vete.

Sidoqoftë, juristi vlerësoi se Berisha ka arritur të trembë sistemin e drejtësisë, për aq kohë sa ende nuk është arrestuar, ndërsa ka eklipsuar dhe forcat e reja politike.

“Lëvizjet radikale forcojnë pozitat brenda grupimit, por të largojnë mbështetjen popullore, që do të thotë, çdo kush e kupton që Berisha nëse do të kishte mbështetje në popull, nuk do t’i vinte zjarrin parlamentit, por bulevardit, nuk do t’i vinte zjarrin karriges së Lulzim Bashës, por do t’i vinte zjarrin zyrës së kryeministrit Rama, nuk do i vinte zjarrin podiumit të Lindita Nikollës, por do digjte gjithë parlamentin me turmat e popullit, do e bënte si në 97’-tën.

Fakti që Berisha nuk e bën dot si në 97’-tën është sepse i kanë ngelur maksimumi 97 njerëz, pra nuk ka mbështetje popullore.

Ajo ku ai ka arritur qëllimet është në dy aspekte. E para ka arritur të trembë sistemin e drejtësisë dhe e dyta ka eklipsuar forcat e reja politike,” – u shpreh Spahiu./   S.M

Të fundit

Historia e parfumit, nga aromat primitive të egjiptianëve tek esencat nga francezët

Kur në ndjejmë një aromë parfumi, menjëherë në mënyrë jo koshiente, lidhemi me një copëz të kujtimeve tona. Nuhatja...

U gjet kutia e zezë, pilotët lëshuan mesazhin “mayday” pak para rrëzimit

Të tjera fakte janë zbuluar në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Indi, ku si pasojë e rënies së një avioni humbën jetën 242...

Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë, 5 figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit

Në operacionin “Luani ngrihet”, për të cilin tha se kishte për qëllim të pengonte programin bërthamor të Iranit, raportohet se janë vrarë figura të larta...

A rrezikohet një konflikt bërthamor, pas sulmeve të Izraelit?

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të premten se është “thelbësore” që aleatët, përfshirë SHBA-në, të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën në...

Si funksionon Autopen: Roboti që nënshkruan në vend të Presidentit

Autopen është një pajisje elektromekanike që mund të replikojë një nënshkrim falë një krahu robotik që gjurmon lëvizjet e regjistruara. Ja se si funksionon...

Lajme të tjera

Web TV