A funksionon drejtësia në Shqipëri? Djali i Belerit: Babai im ra pre e mashtrimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Djali i Fredi Belerit, Petro Beleri në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania është shprehur se nëse drejtësia në Shqipëri do të funksiononte në mënyrë të pavarur babai i tij do ishte në krye të detyrës që i takon.

Arrestimin e Belerit, i biri e konsideron si rrëmbim duke shtuar se i ati ra pre e një mashtrimi që iu bën

Mes tjerash ai nënvzoi se objektivi i të atit është që të zhvillojë Himarën.

“Drejtësia në Shqipëri duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. Nëse kjo do të ndodh atëherë shumë shpejt do të bëhen gjërat e kuptueshme.

Domethënë, babai im të shkojë në pozitën e caktuar dhe e gjithë kjo skenë që është stisur në mënyrë kaq të keqe të bjerë në tokë.

Objektivi i popullit himariot por dhe i babait tim është të mos krijojë probleme por të zhvillohet Himara dhe integrimi i Shqipërisë në familjen europiane.

Kam qenë në kontakte të vazhdueshme me tim atë. Bëhet fjalë për një rrëmbim. Ne e pamë të gjithë se si u bë ai rrëmbim dhe këtë dikush e përkthen si arrest i menjëhershëm. Ne kemi pamjet e atij arestimi. Bëhet fjalë për një mashtrim, babai im ra pre”-tha ai.

Gjithashtu ai theksoi se dëshmitarët që kanë dëshmuar kundër Belerit janë të paguar në polici, ndërsa shtoi se janë thënë shumë gjëra që sipas tij nuk janë të vërteta.

“Dëshmitarët që kanë thënë për tim atë janë paguar nga policia. Është dhe një dëshmitarë tjetër që është komandanti i postës së policisë së Himarës që tha se i kanë dhënë para dëshmitarët e kanë udhëzuar Arsen Ramën që të ngrejë këtë skenë por askush nuk mbante mend nëse kishte korrupsion në zgjedhje.

Lexo edhe :  Edi Rama në Shkup, drekon me Taravarin me speca të skuqur dhe dhallë

Askush nuk mbanin mend shumë gjëra, por mbanin mend vetëm atë skenë që kishin ngritur ata vetë.”-tha Petro Beleri./  S.M

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV