Argita në krye të PD? Mentor Kikia ironizon fjalimin e vajzës së Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dalja e parë në një podium politik e Argita Berishës Malltezit në Kuvendin e foltores, thirrur nga Sali Berisha më 2 dhjetor 2023, pati shumë reagime dhe aludime se ajo do të marrë drejtimin e Rithemelimit tashmë që Berisha po përballet dhe me drejtësinë.

Gazetari Mentor Kikia shprehet kundër marrjes së drejtimit të Rithemelimit nga Argita Berisha.

“ Në PD nuk duhet trashëgimi i drejtorllëkut, sepse kryetari i partisë nuk është administrator, CEO. Duhet të jetë lider. Lider nuk të bën askush duhet të jesh të ngjallësh frymëzim. Vajza e një politikani nuk është e përjashtuar nga mundësia për të marrë pjesë në politike, nëse do kishte një gjë të tillë s’ka gjë të keqe, por kjo nuk bëhet në emërim.

Pinjollët politike nuk janë marrë prej dore nga prindërit dhe janë vendosur në frone por kanë zhvilluar jetë politike kanë ecur para dhe kanë fituar përmes zgjedhjes së lirë. Vota e lirë brenda kampit të saj është e vetmja mënyrë për të çliruar PD. Ndryshe të dyja partitë do të tkurren në përmasat e organizatave joqeveritare që do jetë e vështirë ti konsiderosh parti politike”, tha Kikia./E.T

Të fundit

Uria në Gaza, figura publike izraelite bëjnë thirrje për sanksione ndaj Izraelit

Një grup figurash publike izraelite të profilit të lartë, përfshirë akademikë, artistë dhe intelektualë publikë, kanë bërë thirrje për...

Malta lajmëron njohjen e shtetit të Palestinës në Asamblenë e OKB në shtator

Malta do ta njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, njoftoi të martën në mbrëmje kryeministri...

Donald Trump reagon pas tërmetit në Paqësor: Qëndroni të fortë dhe të sigurt!

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Oqeanin Paqësor, duke lëshuar një mesazh mbështetës dhe paralajmërues për qytetarët e...

Në PD po “hanë kokat e njëri-tjetrit”/ Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme

Aktivistja Evi Kokalari ka hedhur akuza të forta ndaj klaneve brenda Partisë Demokratike, duke zbuluar prapaskenat e bujshme që po zhvillohen në selinë blu. Kokalari...

VIDEO/ Mjekët nuk dorëzohen, vazhdojnë operacionin pavarësisht tërmetit 8.8 ballë në Rusi

Një grup mjekësh në Rusi ka treguar guxim të jashtëzakonshëm duke vazhduar një operacion pavarësisht tërmetit 8.8 ballë. Ngjarja dramatike ndodhi në Kamchatka, ku...

Lajme të tjera

Web TV