Sot miratimi i buxhetit 2024, opozita paralajmëron sërish kaos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa sot pritet që të miratohet nen për nen dhe në tërësi buxheti i vitit 2024, opozita ka paralajmëruar sërish kaos dhe bllokim të punës. Në seancë nuk do të jenë të pranishëm 6 deputetë të opozitës, pasi u përjashtuan për 10 ditë për shkak të kaosit të krijuar në seancën e 4 Dhjetorit.

Komisioni i Etikës vendosi të mërkurën që të përjashtojë me dhjetë ditë nga Kuvendi Sali Berishën dhe pesë deputetë të tjerë që e mbështetën. Përveç Berishës, janë përjashtuar deputetët Gazment Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka, Elda Hoti dhe Flamur Noka, të cilët shkaktuan kaos dhe ndezën flakadanë.

Ishte mazhoranca ajo e cila, iu drejtua me një kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla për përjashtimin e deputetëve të Foltores të cilët përdorën flakadanë në sallën e Kuvendit. Sipas PS-së, këto sjellje janë në shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit në Kuvendin e Shqipërisë./kb

Të fundit

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të famshëm, Brad Pitt. Autoritetet dyshojnë...

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale, kujdes shëndetësor dhe interesin e...

Pirro Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret

Nga Delvina, ku situata me zjarret është ende e rrezikshme, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se Shqipëria është duke blerë dy avionë që...

Lajme të tjera

Web TV