8-Dhjetori/ Ambasada e SHBA mesazh për Ditën e Rinisë: Qëndrojmë krenarë pranë Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada amerikane në Tiranë ka përkujtuar 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë, që shënoi nisjen e protestave që sollën rënien e regjimit komunist.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ambasada amerikane, tha se në këtë Ditë të Rinisë, SHBA nënvizon mbështetjen për të rinjtë shqiptarë, por dhe për të gjithë popullin.

Gjithashtu Ambasada nënvizon se Shtetet e Bshkuara qëndrojnë krenar pranë një aleati si Shqipëria, e cila po bën hapat e radhës drejt anëtarësimit në BE.

“Sot kujtojmë rininë dhe studentët shqiptarë që nisën protestat e 8 dhjetorit 1990 që sollën rënien e regjimit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Shtetet e Bashkuara qëndruan pranë të rinjve dhe qytetarëve të Shqipërisë teksa kërkuan një vend “si pjesa tjetër e Evropës” dhe ne qëndrojmë me krenari pranë jush sot ndërsa Shqipëria bën hapin e saj të radhës drejt anëtarësimit të plotë të Bashkimit Europian”, thuhet në njoftimin e amabsadës./  S.M

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV