Jetonte e vetme në kasolle, nënë Nazja strehoet në rezidencën për të moshuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë kaluar rreth një muaj që kur nënë Nazja, e cila jetonte e vetme prej 20 vitesh në një shtëpi gërmadhe në fshatin e largët Muçan të Elbasanit, është strehuar në rezidencën e të moshuarve në Tiranë ‘Shtëpia në Kodër’.

E sot duket se nënë Nazja duket e kënaqur me jetën e re. Në një video të publikuar nga rezidenca ‘Shtëpia në Kodër’, nënë Nazja duket mirë me shëndet dhe po reciton një poezi patriotike.

Media çoi deri në fund misionin për të ndihmuar nënë Nazen dhe pas publikimit të historisë së trishtë arriti të mundësoje zgjidhjen për 85-vjeçaren.

Shqiptarët zemërmirë reaguan duke shprehur keqardhje, por dhe solidaritet për gjendjen në të cilën është lënë e moshuara si nga fëmijët që rriti ashtu dhe nga institucionet. Elda Betaj, drejtuese e rezidencës për të moshuarit “Shtëpia në Kodër” e ndodhur në Ibë, mori përsipër ta strehojë në qendrën e saj nënë Nazen.

Naze Jaupi, 85 vjeç rrëfeu për Report Tv jetën e mundimshme. Burri i parë i vdiq pasi e goditi rrufeja. E la në moshë të re dhe pa fëmijë. Familja e martoi në fshatin Muçan, me një burrë që kishte 4 fëmijë jetimë. I rriti 4 fëmijët e burrit si të ishin të sajët. Tre vajza dhe një djalë, që kanë krijuar familjet e tyre dhe kanë braktisur njerkën, duke e lënë në kushtet ekstreme të mbijetesës./O.S

Të fundit

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo...

Kosova i jep “shuplakë” me përmbysje Armenisë në “Fadil Vokrri”

Kosova ka dhuruar spektakël para tifozëve të saj në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke regjistruar një fitore të thellë 5-2 ndaj Armenisë në një ndeshje...

Ndeshja Shqipëri-Serbi, pika kufitare në Morinë shndërrohet në vend feste

Një ditë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, pika kufitare në Morinë është shndërruar në një vend festimi. Tifozët kuq e zi nga Kosova, së...

DASH: Ballkani do përdoret për dëbimin e migrantëve

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve të huaj pa status...

Zyrtare/ Gian Piero Gasperini merr drejtimin e Romës deri në vitin 2027-të

Roma ka emëruar ish-trajnerin e Atalantës, Gian Piero Gasperini, si trajnerin e tyre të ri me një kontratë trevjeçare. Gasperini, i cili e udhëhoqi...

Lajme të tjera

Web TV