33-vjetori e gjen PD-në të përçarë/ As festa nuk i bashkon “të djathtët”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot shënohen 33 vjet që nga themelimi i Partisë Demokratike, partia e parë e djathtë, e krijuar pas pluralizimit në vendin tonë.

Megjithatë, ky përvjetor e gjan kampin blu të përçarë në disa grupe, e me shumë probleme të brendshme. Madje, as festa nuk i ka bërë bashkë demokratët, të cilët duket se do kremtojnë secili më vete.

Lulzim Basha do të festojë 33-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë në Pallatin e Kongreseve, teksa grupimi i Gazmend Bardhit dhe i Sali Berishës nuk dihet ende se ku do të festojnë

“Me rastin e 33 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me 11 Dhjetor, ora 16:30, në Pallatin e Kongreseve, kam nderin t’ju ftoj të kremtojmë së bashku themelimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, të nderojmë sakrificat, guximin dhe vendosmërinë e themeluesve, qëndresën e antarëve dhe mbështetësve ndër vite, si dhe guximin e të rinjve që janë shpresa për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Lulzim Basha”, shkruhet në ftesën drejtuar demokratëve nga Basha./  S.M

Të fundit

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të famshëm, Brad Pitt. Autoritetet dyshojnë...

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale, kujdes shëndetësor dhe interesin e...

Lajme të tjera

Web TV