“Më duhen 8 mijë euro”/ Gazetari publikon mesazhet, si Naim Murseli kërkonte para borxh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe gazetari Milaim Zeka ka deklaruar se babai i Naim Murselit ka ndryshuar qartë qëndrim në lidhje me vrasjen e 30-vjeçares, Liridona, duke tentuar të nxjerrë djalin e tij të pafajshëm, ndërsa mediat kosovare raportojnë se ky i fundit ka pranuar fajin.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Zeka ka publikuar disa mesazhe, të cilat sipas tij janë të bashkëshortit të 30-vjeçares, Naim Murselit, ku ai duket se i kërkon para borxh një të huaji dhe ndër të tjera, shprehet se ish-presidenti Behgjet Pacolli i ka dhënë hua 30 mijë euro.

“Kur baba behet zedhenes i nje planifikuesi te vrasjes te familjes se tij. Sipas Policise te Kosoves, Naimi ka pranuar çdo gje rreth planifikimit te vrasjes. Madje vrasesin e kishte ftuar ne darke, ne te njejtin restoran, por me nje tavoline tjeter. Krejte kjo histori reale dhe bizare, ngjane me telenovela te tmerrshme. Duke qene Naimi brenda, dhe duke dashte me rrite nr e klikimeve, gazetar sharlatant, e disa moderator, portale e gazeta, sjellin llojelloje teorish te konspiracioneve, duke mos iu referu hetimeve dhe deklaratave ne polici. Flitet per shume rrena, qe te vritete e verteta. E ne krye te rrenave na del babai i Naimit, i cili prej fillimit ka qene i dyshimt se po perpiqet te fshehe krimin.

Prej gadishmerise “per ta vra djalin” tani del mbrojtes, madje edhe dezinformues. Del edhe akuzues ndaj policise, si dhe njerezeve qe e dine te verteten rreth Naimit. Nese nuk je i gatshem me thane te verteten, ma mire mbylle gojen. Qe vetem nje sms i Naimit ku i kerkon pare borgj nje amerikani, madje me fajde….”,- shkruan Zeka.

Të fundit

Trazira në funeralin e Diogo Jotës, tifozët dynden për të bërë foto, ndërhyn policia

Vetëm pak orë pas funeralit të Diogo Jota dhe vëllait të tij, André Silva, policia ndërhyri pranë varrit të...

A është korrupsionin një betejë e humbur?!

Nga Roland Lami Thomas Carothers, Steven Levitsky, Lucan Way mbrojnë tezën se regjimet hibride operojnë në një zonë të ndërmjetme midis demokracisë dhe autoritarizmit, ku...

“Një bombë është vendosur, do shpërthejë”/ Sekretari i Kuvendit zbulon mesazhin kërcënues

Sekretari i Kuvendit, Arben Loshi, e ka bërë të ditur përmbajtjen e mesazhit kërcënues që u dërgua sot në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, ai nuk...

Dorëheqjet në Bashkinë e Vlorës, Dredha: Kërkova largimin e drejtorëve që në janar

Task Forca ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike në Vlorë. Ky operacion vjen pas porosisë së lënë nga vetë kryeministri Edi Rama...

Pavarësia Algjerisë: Lindja e vetëdijes kombëtare, fundi i kolonializmit francez

5 korrik 1962 Më 5 korrik 1962, Algjeria shpalli zyrtarisht pavarësinë nga Franca, duke i dhënë fund një prej kapitujve më të përgjakshëm dhe më...

Lajme të tjera

Web TV