Mënyra e veçantë e Egjiptit për t’u solidarizuar në luftën ndaj Covid-19 (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Piramida më e madhe në Egjipt u zbukurua të hënën në mbrëmje me mesazhe uniteti dhe solidariteti, ndaj të gjithë atyre që po luftojnë anembanë me pandeminë Covid-19.

“Qendro i sigurt”, “Qendro në shtëpi” dhe “Faleminderit atyre që na mbrojnë”, ishin pikërisht këto mesazhe që ndriçuan në ngjyrë blu dhe jeshile përgjatë strukturës së pllajës së Gizës, në jugperëndim të kryeqytetit Kajro.

Egjipti ka regjistruar deri më tani 656 raste me koronavirus, përfshirë 41 vdekje. Nga totali i të infektuarve, 150 raportohet se janë shëruar. “Sektori i turizmit është një nga industritë më të prekura, por përparësia jonë është shëndetësia”-tha ministri i Turizmit Khaled Al Anani për “Gulf News”.

Egjipti ka kryer operacione gjithëpërfshirëse të dezinfektimit edhe nëpër vende arkeologjike dhe muze. Në të njëjtën kohë, masa të rrepta për distancimin shoqëror janë vendosur për të zvogëluar rrezikun e infektimit midis 100 milionë banorëve të vendit. Vendet turistike dhe fetare janë mbyllur, po ashtu edhe shkollat, ndërsa trafiku ajror është ndalur.

Autoritetet kanë deklaruar gjithashtu një shtetrrethim gjatë natës, si dhe kanë kërcënuar me gjobë dhe burg. Të hënën, qindra u arrestuan për shkelje të urdhrave të shtetrrethimit. Organizata Botërore e Shëndetit e ka vlerësuar reagimin e Egjiptit ndaj pandemisë si “ të fortë dhe të përshtatur me situatën”. Por, ajo i bëri thirrje vendit më të populluar të botës arabe të forcojë burimet spitalore për t’u përgatitur më mirë për një transmetim të mundshëm më të gjerë.

Koronavirusi u shpall pandemi më 11 mars. Filloi në qytetin kinez Wuhan dhe është përhapur deri më tani në 183 vende.Mbi 727,000 njerëz janë infektuar dhe më shumë se 34,000 kanë vdekur në të gjithë botën, sipas një raporti të përpiluar nga AFP.

Lexo edhe :  Zjarri përfshin pyllin pranë banesave në Sopot të Bulqizës, rrezikohen shtëpitë

Fjala.al

Të fundit

“Rrjet” mashtruesish në Tiranë, po kërkohen 108 persona për krime kibernetike

Të paktën dy qytetarë në ditë denoncojnë në Policinë e Tiranës apo pranë Krimit Kibernetik se kanë rënë pre...

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare punon me 6 sportele

Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë. Dhjetëra mjete që vijnë nga Greqia drejt shtetit shqiptar kanë krijuar fluks në këtë...

Zelensky: S’iu japim tokë pushtuesve!

Volodymyr Zelensky ka dhënë një reagim të prerë pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për takimin e tij me Vladimir Putin më 15...

Uells mistik: “Gjuha uellsiane është shtypur në mënyrë agresive”

Nga Claire Biddles “Shpesh merremi me gjëra thelbësore,” thotë këngëtarja Gwretsien Ferch Lisbeth, anëtare e grupit Tristwch y Fenywod. “Ndjesia e të qenit në një...

Ankorohet në portin e Durrësit jahti luksoz, furnizohet me 600 mijë litra karburant!

Në Portin e Durrësit ka mbërritur “Dragonfly”, një nga superjahtet më të jashtëzakonshme të viteve të fundit. Me një gjatësi prej 142 metrash, ky...

Lajme të tjera

Web TV