Donald Veshaj i propozon për martesë Bora Zemanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Veshaj surprizoi mbrëmjen e sotme gjatë premierës së filmit “5 herë jo”, ku dhe hodhi një hap tjetër në lidhjen e tij me Bora Zemanin.

Aktori i propozoi për martesë në ambientet e brendshme të kinemasë ku u mbajt premiera e filmit të çiftit.
“Kemi kaluar shumë sfida bashkë dhe do të doja shumë që të kalonim një sfidë tjetër bashkë. A do të martohesh me mua?”, u shpreh Donaldi teksa ishte i ulur në gjunjë.

“PO” ishte përgjigja e Bora Zemanit, e cila me një propozim përpara qindra pranoi unazën e partnerit të saj.

Pjesë e propozimit të veçantë ishte edhe djali i moderatores, Arbori, i cili po ndiqte deklaratën e Donaldit i përqafuar me nënën e tij.
I gjithë momenti ishte emocionues për të tre ata, ndërsa salla u “pushtua” nga brohorimat e të ftuarve./E.Ç

Të fundit

“Na morën edhe detin”/ Gaza humb strehën e fundit mes urisë, vapës dhe dëshpërimit

Ushtria izraelite ka rikthyer ndalimin e qasjes në Detin Mesdhe përgjatë Rripit të Gazës, një kufizim që është teknikisht...

Si ia doli Greqia të ringrihej nga gremina ekonomike

Në vitin 2011, Dimitra Plagkou përjetoi një nga momentet më të errëta të jetës së saj: e zhytur në borxhe, me biznesin e saj...

Kujtim Gjuzi iu bashkohet banorëve të Thethit: Shyqyr deri tani s’ka gjak, ndryshe…

Disa banorë të Mirditës kanë shkuar drejt fshatit turistik të Thethit për t’u solidarizuar me banorët, të cilëve u janë shembur objektet pa leje...

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Mallakastër, mbi 100 hektarë të djegura

Vatrat e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës janë riaktivizuar, duke shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqe të gjera me ullishte, drurë dhe shkurre. Sipas...

Aleksandër Nevski, “Cidi” i Rusisë mesjetare i lavdëruar nga carët, komunistët e Putini

Aleksandër Nevski (1221–1263), Princi i Madh i Novgorodit dhe Vladimirit, është i famshëm për fitoret e tij - më së shumti Beteja në Akull...

Lajme të tjera

Web TV