Shqipëria pjesë e sistemit europian të pagesave/ Transferta parash me kosto më të ulët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur puna që Shqipëria të bëhet pjesë e sistemit unik të pagesave në Europë, që do të mundësojnë tarifa më të ulëta për dërgimin dhe tërheqjen e parave nga Europa.

Lajmi është bërë me dije nga mbledhja e nëntë vjetore e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave (KKSP) ditën e djeshme në ambientet e Bankës së Shqipërisë.

Zëvendësguvernatorja Luljeta Minxhozi u shpreh se Banka e Shqipërisë ka nisur punën për anëtarësimin e Shqipërisë në Tregun Unik të Pagesave, ose njohur ndryshe SEPA, që prej vitit 2021, ku u bë pjesë e projektit rajonal “Për modernizimin e sistemeve të pagesave në vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në SEPA sipas Minxhozit, do të shënojë një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e integrimit evropian, por do të krijojë lehtësira për bizneset dhe konsumatorët shqiptarë në terma të kostos, kohës dhe thjeshtësisë me të cilën do të kryejnë transaksione ndërkufitare brenda tregut evropian.

Gjithashtu ky projekt vlerësohet se do të ketë një kontribut domethënës në disa sektorë strategjikë siç është turizmi dhe eksportet me BE, ndërkohë që pritet të ndikojë dhe formalizimin e flukseve të remitancave./O.S

Të fundit

Ambasada Amerikane u bën thirrje amerikanëve në Shqipëri: Kujdes, disa zona…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë po ndjek nga afër situatën me zjarret në zona të ndryshme të...

Këshilli i Sigurisë Kombëtare s’do të mblidhet tani, janë në terren

Shqipëria është mbërthyer nga flakët ndërsa të gjithë kërkojnë që Këshilli i Sigurisë Kombëtare të mblidhet me urgjencë. Sipas raportimeve në media, Këshilli i Sigurisë...

Duke e thirrur pushtetin e Ramës me ‘Regjim’, po e forcojnë

Nëse ka ndonjë popull që e njeh dhe e ka përjetuar mirë “Regjimin”, ky padyshim është populli shqiptar. Shqiptarët kanë jetuar në një ndër...

Zjarret, dy “Black Hawk” nga Emiratet zbarkojnë në Shqipëri

Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën e paprecedentë të zjarreve këtë vit, me dy helikopterë Black Hawk të...

Ilir Meta mbetet në burg sepse “intimidon dëshmitarët”

Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë qëndrojë në qelitë e paraburgimit 313. Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Erjon Çela rrëzoi kërkesën e Metës për...

Lajme të tjera

Web TV