Meghan Markle mund të kthehet në familjen mbretërore me një kusht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sado e rreptë që mund të duket familja mbretërore britanike, ka disa “kushte”. Pra, edhe nëse Meghan Markle është një “flamur i kuq” për familjen mbretërore, ajo mund të kthehet në pallat. Por vetëm nëse plotëson një kusht të caktuar, sipas autorit mbretëror Tom Quinn.

Çfarë duhet të bëjë Meghan Markle nëse dëshiron të kthehet në pallat?

“Unë mendoj se është e mundur që Meghan të kthehet. Ajo sigurisht që duhet të jetojë në Angli dhe, në mënyrë shumë të matur, të fillojë të bëjë atë që bën familja mbretërore. Përkundrazi, nuk mendoj se ajo mund të kthehet nëse dëshiron që Royals të kërkojë falje. As nëse pret që familja mbretërore të ndryshojë plotësisht. Ata thjesht nuk mund ta bëjnë këtë”, ka thënë autori sipas Express.

Deklarata vjen pas publikimit të kartolinës vjetore të Krishtlindjeve të Sussex-it. Në të, ata shkruan: “Ju urojmë pushime të lumtura. Faleminderit për gjithë mbështetjen në 2023!”

Kujtojmë se Dukesha e Sussex dhe bashkëshorti i saj Princi Harry u larguan nga familja mbretërore në vitin 2020. Muaj pasi njoftuan largimin e tyre, ata u shpërngulën në SHBA. Ata tani jetojnë në Montecito, Kaliforni, me fëmijët e tyre Archie dhe Lilibet.

Që nga largimi i tyre, Meghan dhe Harry kanë bërë akuza të ndryshme në lidhje me Monarkinë. Madje ata kanë dalë publikisht me pikëpamjet e tyre në intervista zbuluese, dokumentarë dhe kujtime./E.Ç

Të fundit

VIDEO/ Momenti kur shpërthen vullkani në Rusi, për herë të parë në 600 vjet

Disa pamje mahnitëse kanë kapur momentin kur një vullkan në Rusi shpërtheu në mënyrë dramatike për herë të parë...

Altin Prenga i përgjigjet Fevziut: Turizmi shqiptar është në një nga momentet më të mira

Pas deklaratës së gazetarit Blendi Fevziu, i cili u shpreh se “turizmi në jug të Shqipërisë ka dështuar këtë vit”, ka ardhur një reagim...

Mbytet anija me 154 emigrantë. Humbin jetën 68 persona, 74 të zhdukur

Një anije është mbytur në brigjet e Jemenit, duke lënë të vdekur 68 emigrantë afrikanë dhe 74 të tjerë të zhdukur. Agjencia e migracionit e...

“Vdekje për shqiptarët”, një thirrje për alarm

Nga Lutfi Dervishi Kur thirrjet për "vdekje për shqiptarët" dhe "dhoma gazi”" bëhen në publik, në Kumanovë, gjatë një ndeshje basketbolli, para një kryeministri që...

Metës i komunikohet mbyllja e hetimeve, ish-presidenti do transportohet nga burgu në SPAK

Sot në orën 11:00 prokurori Sotir Kllapi pritet t’i komunikojë mbylljen e hetimeve ish presidentit dhe kreut të lirisë Ilir Meta. Avokati Kujtim Cakrani i...

Lajme të tjera

Web TV