Ja kush janë politikanët e akuzuar për korrupsion nga viti 1993 deri në vitin 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Instituti i Studimeve Politike ka bërë së fundmi publike disa të dhëna interesante për politikën shqiptare, por edhe për Kushtetutën e Shqipërisë.

ISP ka publikuar listën me emrat e politikanëve dhe funksionarëve të lartë, që janë hetuar për korrupsion apo shpërdorim detyre.

I pari në listë është ish-kryeministri Fatos Nano, i cili në vitin 1993 u dënua me 12 vjet burg për abuzim me detyrën dhe korrupsion. Por pas 5 vitesh, në 1998 Nano fitoi pafajësinë.

Ilir Meta, një nga politikanët që vijon të jetë në skenë prej 3 dekadash, në vitin 2011 u akuzua për dy vepra penale, atë të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Por çështja për Metën në atë kohë shkoi deri në Gjykatën e Lartë, e cila rrëzoi vendimin dhe e shpalli të pafajshëm.

Por të hetuar rezulton dhe ish-ministri Fatmir Mediu, i cili është akuzuar në vitet 2007 dhe 2008 për të njëjtat vepra penale, abuzim me detyrën dhe korrupsion. Për atë në atë kohë çështja u pezullua, pasi kaloi afati. Për të njëjtën arsye është pezulluar dënimi edhe për Nikollaq Neranxin në vitin 2009, i cili akuzohej për korrupsion dhe evazion fiskal.

Tom Doshi, i cili është shpallur non grata nga SHBA, u akuzua për deklarim të rremë në vitin 2015, por çështja ndaj tij u pushua nga prokuroria. Me 6 vite burg është hetuar edhe deputeti Mark Frroku në vitin 2015 i cili u akuzua për fshehje të pasurisë dhe ndërtim të paligjshëm.

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri rezulton i hetuar dhe dënuar nga gjykata. Së fundmi, një nga çështjet më te nxehta, ajo e inceneratorëve ka vënë para përgjegjësisë disa zyrtarë të lartë. Për këtë, është nën hetim ish-deputeti Alqi Bllako dhe ish-ministri Lefter Koka. Ndërkohë që ish numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj është në kërkim ndërkombëtar për këtë çështje dhe akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Ndryshimi i Kushtetutës

Gjithashtu, Instituti i Studimeve Politike ka bërë publike të dhënat lidhur me numrin e neneve të ndryshuara në Kushtetutën e Shqipërisë.

Bëhet me dije se u ndryshua disa herë (2007, 2008, 2012, 2015, 2016, 2020 dhe 2022) dhe pritet të ndryshohet përsëri në disa dispozita. Nga të dhënat e ISP rezulton se nga 124 nene të organizimit të sistemit politik dhe qeverisës janë ndryshuar 35% e tyre nga 1998, pra më shumë se një e treta e neneve.

Sipas këtij shqyrtimi ndryshimet 2007-2022 janë bërë pa referendum, pra “kontrata sociale” është ndryshuar nga njëra palë, por Shqipëria përmbush në tërësinë e vet kornizën formale të shtetit të së drejtës.

Gjithashtu thuhet se brezat e ardhshëm do të kenë vështirësi për t’i kuptuar ndryshimet. “Kushtetuta 1998-2023? U miratua me Referendum (e para dhe e vetmja në historinë e shtetit), por opozita politike e bojkotoi procesin. U ndryshua disa herë (2007, 2008, 2012, 2015, 2016, 2020 dhe 2022) dhe pritet të ndryshohet përsëri në disa dispozita.

Lexo edhe :  "Votat brenda PD u trafikuan, të rinumërohen kutitë në Durrës"

Parimi i politikës? Kemi një problem, le ta zgjidhim jo duke ndryshuar veten por Kushtetutën. Për pasojë, nga të dhënat e ISP rezulton se nga 124 nene të organizimit të sistemit politik dhe qeverisës janë ndryshuar 35% e tyre nga 1998, pra më shumë se një e treta e neneve.

Në aspektin formal, sipas të dhënave të stafit të Instituti i Studimeve Politike / Institute for Political Studies (ISP), rezulton se Kushtetutës i janë shtuar 10 nene dhe mbi 9000 fjalë, duke e bërë një nga Kushtetutat më me shumë ndryshime në EJL dhe më gjerë.

Kushtetuta e vitit 1998 ishte zgjidhje e nevojshme emergjence, miksim i vullnetit / interesit politik të momentit, njohurive ende të brishta të konstitucionalizmit në Shqipëri dhe konsulencës teknike nga Komisioni i Venecias.

Ajo nuk tentoi një qasje strategjike dhe afatgjatë mbi Shqipërinë e shekullit të ri, sistemin politik, sfidat dhe pritshmëritë, por ishte kryesisht një produkt afatshkurtër, gjithsesi dokumenti më i rëndësishëm prej vitit 1928. Ndërhyrjet?

Brezat e ardhshëm do të kenë vështirësi për t’i kuptuar, por ne kemi ndërhyrë në Kushtetutë për të ndryshuar numrin e anëtarëve në KQZ, pastaj për të hequr fare KQZ-në nga Kushtetuta, për të ndaluar individët me rekorde kriminale të jenë deputetë e funksionarë të lartë, për të shtyrë mandatin e KPK/KPA, për të ndaluar koalicionet paraelektorale apo problematika të tjera ditore, jo strategjike.

Ndryshimi i vetëm strategjik ishte reforma në drejtësi, – edhe ajo e pasqyruar në Kushtetutë me detaje dhe procedura të evitueshme dhe disa, të panevojshme. Gjithsesi Shqipëria ka Kushtetutë dhe ky është lajm i mirë.

Ndryshimet 2007-2022 janë bërë pa referendum, pra “kontrata sociale” është ndryshuar nga njëra palë, por Shqipëria përmbush në tërësinë e vet kornizën formale të shtetit të së drejtës. Jetësimi? Standardet reale? Është rrugë e gjatë.

Monitorimi i ISP tregon se vetë fakti që 25 vjetori i Kushtetutës u kalua me fjalime politike (edhe nga MD dhe ndonjë prej institucioneve / ekspertëve të pavarur), se parlamenti është në krizë dhe ka një debat të madh kushtetues mbi funksionet kontrolluese të parlamentit,  është tregues se standardi i shtetit të së drejtës në Shqipëri mbetet i brishtë, kultura kushtetuese shumë më e brishtë, impakti kushtetues ende minor dhe sfidat për të ardhmen, të shumëfishta”, thuhet në të dhënat e ISP./   S.M

Të fundit

Sherr banal për cigare, 19-vjeçarja vret me thikë adoleshentin

Një 19-vjeçare është arrestuar nën dyshimin se ka therur me thikë një 15-vjeçar në Bavari të Gjermanisë. Sipas mediave lokale,...

Agravon debati! Dorina Mema largohet nga studio pas sherrit të ashpër me Bledi Manen

Dorina Mema dhe Bledi Mane janë përfshirë në një debat të ashpër në studion e “E Diell” në Top Channel. Mema ishte duke folur për...

Ukraina del publikisht: Do t’i zgjerojmë sulmet ndaj Rusisë

Komandanti i ushtrisë së Ukrainës u zotua se do të rrisë “shkallën dhe thellësinë” e sulmeve ndaj Rusisë, në një deklaratë të bërë publike...

Medvedev: “Disa shtete janë të gatshme t’i japin armë bërthamore Iranit”

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka reaguar me tone të ashpra kundër Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se disa shtete janë të gatshme të furnizojnë...

Presidenti iranian: Do t’i tregojmë botës se jemi të pathyeshëm

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Masoud Pezeshkian, ka dërguar një mesazh të fortë uniteti dhe qëndrueshmirie në rrjetin X. “Do të ecim së bashku...

Lajme të tjera

Web TV