Ç’do të ndodhë në 2024-n, sipas parashikimeve të Nostradamusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas tekstit të Nostradamusit të vitit 1555 “Les Propheties” (“Profecitë”), viti 2024 sjell konflikte të vazhdueshme globale, trazira mbretërore dhe katastrofa humanitare.

Përpara se të kalojmë më tej, kini parasysh se interpretimi i parashikimeve të Nostradamusit është i diskutueshëm dhe më shumë bëhet fjalë për hamendësime, se sa parashikime fjalë për fjalë. Kujtoni se sipas tij, bota supozohej të mbaronte në vitin 1999.

Ja disa nga parashikimet e tij për 2024:

Luftë me Kinën?

Nostradamus parashikoi “betejë luftarake dhe detare” dhe tha se “Kundërshtari i Kuq do të zbehet nga frika / Duke vënë në tmerr Oqeanin e madh”. Disa mendojnë se “Kundërshtari i Kuq” mund t’i referohet Kinës.

Princ Harry bëhet mbret?

Një nga pasazhet te “Profecitë” thotë se një “Mbret i Ishujve” do të “dëbohet me forcë”. Disa besojnë se Nostradamus iu referua mbretit Charles III. Për më tepër, Nostradamus tha se ky sundimtar do të pushtohej nga “ai që nuk do të ketë asnjë shenjë mbreti”. Princ Harry?!

Fatkeqësi të mëtejshme klimatike?

“Toka e thatë do të bëhet më e tharë / Dhe do të ketë përmbytje të mëdha,” shkroi Nostradamus. Ai parashikoi gjithashtu dukuri ekstreme të motit dhe uri në botë.

Një Papë i ri?

Papa Françesku mund të zëvendësohet së shpejti, sipas parashikimeve të Nostradamusit. “Përmes vdekjes së një Papati shumë të vjetër / Do të zgjidhet një romak në moshë të mirë.”/E.Ç

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV