Kuvendi i hoqi imunitetin Berishës/ Kulluri zbulon çfarë do të ndodh në Kryesinë e PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i marrëdhënieve me publikun në PD, Edvin Kulluri, është shprehur se pas votimit në Kuvend për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij, do të ketë debate në Kryesi.

Kulluri tha se edhe ai vetë do të japë një mendim në Kryesi lidhur me këtë çështje.

Po ashtu ai shtoi se ka një paqartësi nga PD zyrtare lidhur me çështjen e arrestimit të Berishës.

“Beteja e 18 dhjetorit nuk ka qenë beteja ime, por beteja e PD zyrtare dhe e grupit të ‘Rithemelimit’. Përgjegjësinë për këtë e ka grupi Parlamentar dhe deputetët. Mendimin do e them në Kryesi. Do të diskutojmë përsëri në Kryesi për këtë çështje.

Do ketë edhe një debat brenda Kryesisë, nëse ka qenë vendimi i duhur apo jo. Do të ketë edhe një debat brenda Kryesisë nëse ka qenë vendimi i dukur apo jo. Kjo çështje do të jetë një çështje në vijim, por duhet të themi që qëllimi i Alibeajt është i qartë, ka bërë edhe relacion.

Të enjten nuk erdhi ta votonte. Pra nuk ka qartësi. Rëndësi ka kjo organizatë do të vazhdojë dhe a do të rritet apo jo? Unë kam vënë në dispozicion të kësaj partie integritetin tim, tezat politike që kam luftuar dhe po luftoj deri në fund”, tha Kulluri./e.t

Të fundit

Përplasen dy makina në Pogradec! Plagosen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin turistik Tushemisht. Mësohet...

Çfarë po ndodh me Metën pas hekurave? Blushi: Masa represive, as avokati s’e takon dot

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj trajtimit të ish-Presidentit Ilir Meta në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Kancelari Merz paralajmëron gjermanët: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri thirrje për përpjekje më të mëdha mbrojtëse gjatë një vizite sot në Bundeswehr. Merz vuri në dukje luftën e...

“Le të vdesin”/ Emërimi i ministrit të ri nga Mistotakis shkakton polemika në Greqi

Qeveria greke ka zëvendësuar katër ministrat që të premten dhanë dorëheqjen si pasojë e skandalit për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë. Thanos...

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes alarmoi banorët pasi në zonë...

Lajme të tjera

Web TV