Pse një ecje në ditë mund të të ndryshojë jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ne jetojmë në një epokë ku çdo muaj del një mënyrë e re stërvitjeje. Por, përfitimet e metodës së vjetër, ecjes, nuk duhen anashkaluar.

Çfarë ndodh nëse bëni ecje çdo mëngjes?

Kjo është një nga pyetjet më të kërkuara në Google dhe përgjigjja është: Ecja çdo mëngjes zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ul presionin e gjakut, kolesterolin e keq dhe forcon zemrën.

Ecja ndihmon gjithashtu në uljen e stresit, humbjen e peshës, përmirëson sistemin imunitar, madje ul edhe rrezikun e kancerit.

Kur është koha më e mirë për të bërë një shëtitje?

Mjekët thonë se nuk ka kohë ideale, por specifikisht ecja në mbrëmje mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së gjumit. Kjo përputhet me ritmet cirkadiane (gjumë dhe zgjim) në pjesën tjetër të organeve të trupit.

Çfarë efektesh ka në shëndetin mendor ecja në orët e para të ditës?

Kalimi i shumë orëve në punë, ulur para kompjuterit mund të ketë efekte negative në mirëqenien mendore. Ecja mund të ndihmojë, sepse rrit rrahjet e zemrës, zvogëlon nivelet e stresit dhe shanset për të zhvilluar sëmundje të mëtejshme si goditjet në tru ose problemet me zemrën.

Sa hapa duhet të bëjmë çdo ditë?

Nëse jeni midis moshës 25 dhe 30 vjeç, të ecësh 6,000 hapa në ditë është ndoshta shumë pak, ndërsa për një person 85-vjeçar, të ecë 5,000 hapa është fantastike. E rëndësishme është që ecja të jetë pjesë e rutinës suaj të përditshme./E.Ç

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV