289 të mitur në timon/ Ja sa aksidente u shkaktuan gjatë 2023-ës nga shoferë nën 18 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtimi i makinës nga minorenët është kthyer në një nga shkaqet kryesore të aksidenteve të rënda. Gjatë këtij viti policia ka konstatuar 289 raste kur mjetet drejtoheshin nga persona nën moshën 18 vjeç.

Gjatë vitit 2023, nuk kanë qenë të pakta rastet kur të miturit në drejtimin e një makine, janë bërë shkak për aksidente rrugore, e në disa raste dhe me pasoja fatale.

Deri më tani janë konstatuar nga policia 289 të mitur, që drejtojnë një makinë. Ndërkohë 29 aksidente janë shkaktuar nga këta drejtues.

Shumica e fëmijëve që janë kapur nga policia në timon, kanë marrë mjetet e prindërve. Sipas të dhënave që bëhen dije nga policia, mësohet se për çdo pronarë automjetesh, që kanë lejuar të mitur në drejtimin e makinës, rastet janë referuar në prokurori dhe janë marrë masa administrative.

Sipas Kodit Rrugor, shtetasit shqiptarë mbi 18 vjeç kanë të drejtë të pajisen me leje drejtimi. Dhënia e makinës pa patentë apo pa mbushur moshën përbën vepër penale.

Në Sarandë, verën e 2023, një 17 vjeçar, në drejtimin e një mjeti, përplasi për vdekje një çift turistësh të cilët lëviznin me motor.

Rasti më i fundi ishte po në Sarandë, ku 3 të mitur udhëtonin me një makinë që drejtohej nga një 14 vjeçar. Aksident nga icili mbeti për pasojë mbeti i vdekur 14-vjeçari që ishte pasagjer në makinë./e.t

Të fundit

Gjykata amerikane “shuplakë” Trumpit: Shpalli tarifa në kalim të kompetencave

Një gjykatë federale amerikane ka bllokuar tarifat e shpallura nga presidenti Donald Trump, duke i cilësuar ato si tejkalim...

Elon Musk largohet nga administrata Trump, ja arsyeja

Miliarderi dhe CEO i Tesla-s, Elon Musk, po largohet nga administrata Trump pasi drejtoi një fushatë të ashpër për përmirësimin e efikasitetit, gjatë së...

Braçe: “Pse duhet të jetë Ministria e Bujqësisë në Tiranë? Duhet të jetë në…”

ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe. Ai ka treguar më shumë rreth zgjedhjeve, si shkoi gjithçka dhe ka sqaruar njëkohësisht edhe momentin...

Duma i përgjigjet Metës: Emisioni ishte në balancë totale, jam gati të të intervistoj

Reagimit të Metës pas emisionit ku u diskutua për dosjen e tij dhe akuzat nga drejtësia, i është përgjigjur moderatorja e emisionit, Grida Duma,...

Intervista e rrallë e Brad Pitt, flet për herë të parë për ndarjen nga Angelina Jolie

Në një nga intervistat e rralla rreth jetës së tij personale, Brad Pitt foli për revistën GQ, në lidhje me filmin e tij të...

Lajme të tjera

Web TV