Humb jetën në aksident i riu shqiptar në itali! Reagon pronari: Ishte krahu im i djathtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 23-vjeçar shqiptar, Andon Kumria, ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali të enjten më 21 Dhjetor në spitalin Papa Giovanni në Bergamo. Pavarësisht përpjekjeve të mj

Një 23-vjeçar shqiptar, Andon Kumria, ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali të enjten më 21 Dhjetor në spitalin Papa Giovanni në Bergamo. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk ka mundur ta fitojë betejën për jetën.

Aksidenti ka ndodhur pak para orës 05:30 me orën lokale, ku janë përfshirë edhe tre persona të tjerë.

Pas aksidentit të ndodhur kanë mbërritur edhe dy autoambulanca, si dhe policia rrugore për të kryer hetimet ligjore.

ekëve, i riu nuk ka mundur ta fitojë betejën për jetën

Kumria kishte disa vite që punonte në një restorant si kuzhinier, në Bergamo, i cili po ashtu edhe jetonte në këtë qytet, raportojnë mediat italiane.

Vdekja e tij e parakohshme ka tronditur pa masë familjarët e tij dhe punonjësit në restorantin ku ai punonte.

Lamtumira e fundit do t’i jepet të shtunën e 23 Dhjetorit në Bergamo.

Për vdekjen e tij ka folur edhe pronari i restorantit ‘da Giò’ në via Nazionale në Seriate, Itali, ku i riu punonte. Giovanni ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimës.

Me lotësh pronari tha: “Ai ishte krahu im i djathtë, kuzhinieri më i mirë që kam pasur ndonjëherë në njëzet vjet biznes. Andon ishte një djalë shumë i mirë, plot jetë, i përkushtuar ndaj punës. Në këto dy vite nuk e kam dëgjuar kurrë të thotë “jo”. Ai ishte shumë i apasionuar pas gatimit, aq sa e kishte studiuar dhe madje kishte shkruar një libër. Ai ishte aq i mirë sa i shita një pjesë të aksioneve në një nga kompanitë e mia. Ai kishte një ëndërr, të shkonte në Amerikë. Ne donim të bënim një udhëtim dhe të shkonim së bashku. Edhe sikur të na ndante fati, ti do të mbetesh përgjithmonë i gdhendur në zemrën time. Shijoje udhëtimin tënd, miku im”.

Lexo edhe :  Jep dorëheqjen prokurori i posaçëm i SHBA Jack Smith

Përsa i përket aksidentit ai u shpreh se informacioni i vetëm që kishte ishte se i riu kishte humbur jetën nga humbja e kontrollit të makinës.

“Nuk e di dinamikën e aksidentit, e di që kishte mjegull dhe Andoni humbi kontrollin e makinës”, tha Giovanni.

Pronari i restorantit Giovanni dhe shqiptari Andon Kumri.

/O.S

Të fundit

Paris Hilton dhuron 100,000 dollarë për viktimat e zjarrit në Los Angeles

Paris Hilton është një tjetër personazh i famshëm që donte të mbështeste të prekurit nga zjarret në Los Angeles....

Parku i Drilonit nën petkun e dëborës, Rama ndan pamjet: Si i dalë nga ndonjë përrallë

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë juglindjen e vendit i kanë shtuar magjinë qytetit të Pogradecit. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje...

Koha: Një iluzion apo realitet?

Koha ndihet kaq e saktë sa që rrallë herë e vëmë në dyshim ekzistencën e saj. Orët ecin, ne ndiejmë që kalojnë dhe lidhim...

Shpopullimi masiv, habit deputetja e PS: Shqiptarët po ikin për t’u shkolluar

Teksa me qindra mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi gjatë 10 viteve të fundit, duket se në Partinë Socialiste e shohin si një fenomen...

Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh Kryesinë e PS për takimet me diasporën

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Kryesinë e Partisë Socialiste, në orën 09:00 të kësaj të hëne. Fokus i mbledhjes do të jetë takimet që...

Lajme të tjera

Web TV