25 dhjetor 1868/ Presidenti Johnson bëri deklaratë amnistie për Luftën Civile Amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 25 dhjetor 1868, Ditën e Krishtlindjes, Presidenti Andrew Johnson bëri një deklaratë përfundimtare amnistie për Luftën Civile Amerikane. Aministia përfshinte çdo njeri përveç disa udhëheqësve që kishin marrë pjesë në përpjekjet e Jugut për t’u shkëputuar nga Unioni. Johnson i zuri vendin presidentit Abraham Lincoln, i cili u vra me atentat menjëherë pas përfundimit të Luftës Civile. Nuk vonoi dhe pothuajse të gjithë udhëheqësit politikë të Konfederatës si dhe disa oficerë të ushtrisë së Konfederatës humbën një pjesë të të drejtave civile bazë, përfshirë të drejtën e votës dhe të drejtën për të mbajtur poste publike. Deklarata e Presidentit Johnson për amnistinë gradualisht u ktheu të drejtat e qytetarisë atyre që kishin marrë pjesë në’ rebelim. Sipas historianit Paul Bergeron, aministia e Krishtlindjes së vitit 1868 ishte rruga që gjeti Presidenti i atëhershëm Johnson për ta mbyllur kapitullin e Luftës Civile: Pra kjo shënoi mbylljen e kapitullit dhe nënkuptonte se lufta kishte përfunduar, pra nuk kishte arësye që disa njerëz të mbaheshin nën kufizime. Kështu që presidenti falte çdo njeri i cili mund të kishte qenë në pozita drejtuese brenda Konferedatës. Presidenti Johnson e shpalli amnistinë vetëm pak muaj para largimit nga posti. Në mars 1869 vendin e tij do ta zinte Ulysses Grant, i cili qe zgjedhur president në nëntor.

Kalendar

1941 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, beteja e Hong Kongut përfundon me fitoren e trupave japoneze, duke filluar njëkohësisht pushtimin e ishullit. Pushtimi zgjati për tre vjet e tetë muaj, derisa Japonia u dorëzua në fund të Luftës së Dytë Botërore.

1962 – BS zhvillon provën e tij të fundit mbi tokën e armëve bërthamore, në pritje të Traktatit të Ndalimit të Detyruar Bërthamor 1963. Ky traktat, ndalon provat e armëve bërthamore në atmosferë

Lexo edhe :  Beteja e Thermopileve/ Mbreti i Spartës i bën ballë ushtrisë prese, vetëm me 300 spartanë

1971 – Lind në Ottawa, Justin Trudeau. Trudeau, është një politikan kanadez që ka shërbyer si kryeministri i 23-të i Kanadasë që nga viti 2015 dhe ka qenë drejtuesi i Partisë Liberale që nga viti 2013.

1977 – Vdes në moshën 88 vjeçare, në Zvicrës, Charlie Chaplin. Chaplin, ishte një aktor, film regjisor dhe kompozitor anglez që u ngrit në famë në epokën e filmit të heshtur.

1989 – Gjatë, Revolucionit Rumun, Presidenti komunist i Rumanisë Nicolae Ceausescu dhe gruaja e tij, Elena, dënohen me vdekje dhe ekzekutohen pas një gjykimi të shkurtuar.

1991 – Mikhail Gorbachev jep dorëheqjen si President i Bashkimit Sovjetik. Njëkohësisht, përfundon dhe referendum popullor në Ukrainë. Ukraina zyrtarisht shpall pavarësinë, nga Bashkimi Sovjetik.

Të fundit

Vijon vala e të nxehtit afrikan, sot temperatura maksimale regjistrohet në Shkodër

Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, ku pothuajse në të gjithë territorin...

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë

Mbretëresha amerikane e muzikës pop, Madonna, i është drejtuar me një kërkesë Papa Leonit XIV, lidhur me situatën e rëndë që po kalon Gaza...

Delvina në flakë/ Dëshmia e banorëve: Situatë apokaliptike, po digjen shtëpi

Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës. Ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga ‘mbretëria’ e flakëve që përpin...

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për rreth shtatë dekada në poste...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Lajme të tjera

Web TV