I mirë apo i keq? Babagjyshi vlerëson politikanët për Krishtlindje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me një humor festiv dhe pak ironik, Politico ka vlerësuar se kush lider ka qenë i “mirë” dhe kush ka qenë “i keq” dhe çfarë dhurate do t’i japë babagjyshi secilit prej tyre sipas listës së tij.

Vladimir Putin hyn në kategorinë e njerëzve të këqinj, sipas listës së Politico. Fillimisht lufta kundër Ukrainës dhe më pas çështja e Yevgeny Prigozhin, e ka vendosur liderin e Kremlinit në listën e padëshiruar.

Pra, asnjë dhuratë për Vladimir këtë Krishtlindje. Por e kundërta është për Zelenskyn, lideri i Ukrainës është në listen e të “mirëve”. E vetmja gjë që presidenti ukrainas ka kërkuar është paqe për vendin e tij.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz është gjithashtu në listën e preferuar të babagjyshit së bashku me kryeministrin grek. Por babagjyshi është pak skeptik për presidentin francez.

Emmanuel  kërkoi një byzylyk miqësie për t’ia dhënë Viktor Orban. Mesa duket Macron pëlqen djemtë e këqijtë. Sigurisht, byzylyku ??i miqësisë që i dha Vladimirit Putinit nuk pati asnjë efekt”, shpjegon me humor Politico.

E njëjta gjë vlen edhe për presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila nisi një gjueti për vrasjen e një ujku që vrau një kalë që i përkiste asaj, nuk është cilësuar si diçka pozitive.

Por babagjyshi është gjithashtu i pavendosur për Sunak, për shkak të planit të tij për të dërguar emigrantët në Ruandë./E.T

Të fundit

Gjermanët kursejnë shumë, burrat më dorështrënguarit! Ja arsyet

Gjermanët nuk e kanë problem të marrin kredi, por preferojnë të kenë kursime në rast të një situate të...

Projekti i BB për turizmin, qeveria kërkon shtyrje të afatit për shtesën 30 mln USD

Qeveria ka kërkuar shtyje me 11 muaj të afatit të mbylljes së shtesës së projektit i”Zhvillmi i Integruar Urban dhe Turizmi në Shqipëri” mbështetur...

Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve, çdo bëhet me punëtorët sezonalë?

Qeveria greke ka njoftuar masa të reja më të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm, duke planifikuar eliminimin e një rregulli që u lejonte emigrantëve...

Me blloqet shumëngjyrëshe, Piramida e Tiranës përfaqëson një Shqipëri në ndryshim

Maja e Piramidës, siç e quajnë banorët e Tiranës, është një vend i shkëlqyer për të parë horizontin e kryeqytetit të Shqipërisë, shkruhet në...

Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit, kërkon rinumërimin e votave në Tiranë

Kandidati i partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti ka ankimuar rezultatin, duke kërkuar rinumërimin e votave në qarkun e Tiranës. “Komisioneri Shtetëror...

Lajme të tjera

Web TV