“Të dhënat blihen me Bitcoin”/ Karamuço flet për sulmet kibernetike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Faqja online e parlamentit të Shqipërisë dhe dy kompani u hakëruan të hënën. Përgjegjësinë për këtë sulm kibernetik e mori grupi i hakerave “Homeland Justice”. Këta të fundit përcollën edhe një mesazh në “Telegram”, duke thënë se “do të paguajnë edhe ata që kanë zënë karriket e Kuvendit.”

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, u shpreh se këto të dhëna mund të blihen me bitcoin. Më tej, Karamuço ngriti dyshimet se këto sulme nuk mund të jenë kryer nga iranianët por nga grupe IT që mirëmbahen dhe kontrollen nga grupet kriminale.

“Janë bërë 24 orë, kemi një kompani telefonike, ajrore dhe kuvendin e Shqipërisë. Pavarësisht kësaj, dëmi më i madh është tek kompania e telekomunikacionit dhe ajrore sepse aty ka të dhënat. Me këtë kanë shumë të dhëna që na kanë vjedhur në një vit. Këto të dhëna kanë filluar të blihen me bitcoin nga grupet kriminale, disa për t’u vendosur në servera në kamerat që kanë vëzhgimet e territoreve. Një database me të gjithë kamerat tani në treg është 300 mijë euro. Iranianët pretendojnë se erdhën nga kampi i MEK dhe ende nuk ka të dhëna se sulmet janë bërë me ato kompjutera. Duhet të ketë një grup tjetër këtej vërdallë që ne nuk e dimë, që i përdorin iranianët dhe bëjnë kot makinacione.”, theksoi Karamuço./E.T

Të fundit

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për të qëndruar te Barcelona, duke...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Lajme të tjera

Web TV