28 Dhjetor 1908/ Tërmeti godet Siçilinë, mbeten mbi 100 mijë njerëz të vdekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në agimin e datës 28 dhjetor, tërmeti më shkatërrues në historinë e regjistruar evropiane, godet Ngushticën e Mesinës në Italinë jugore, duke i rrafshuar qytetet e Mesinës në ishullin e Siçilisë dhe atë të Rexhio di Kalabria në pjesën kontinentale të Italisë. Tërmeti dhe cunami që shkaktoi, i morën jetën mbi 100 mijë njerëzve.

Siçilia dhe Kalabria njihen historikisht si la ‘terra ballerina’ – ‘toka valltare’- për veprimtarinë e dendur sizmike që godet rajonin. Në vitin 1693, 60.000 njerëz u vranë në Siçilinë jugore nga një tërmet, dhe më 1783 shumica e bregut të Kalabrisë u shkatërrua nga një tërmet i fortë që vrau mbi 50.000 njerëz të tjerë.

Tërmeti i vitit 1908 ishte veçanërisht i kushtueshëm në aspektin e jetëve të humbura, pasi ndodhi në orën 5:20 të mëngjesit, pa asnjë lëkundje më të vogël paralajmëruese, duke i kapur shumicën e njerëzve në shtëpi duke fjetur. Lëkundja kryesore, që ishte e një force prej 7.5 ballë të shkallës Rihter, shkaktoi një cunami shkatërrimtar me dallgë që arritën deri në 40 metra, të cilat mbuluan lagje të tëra në qytetet dhe fshatrat bregdetarë.

Në Mesina dhe Rexho Kalabria, rreth 90 për qind e ndërtesave u shkatërruan. Linjat telegrafike u prenë dhe linjat hekurudhore u dëmtuan, duke penguar përpjekjet e ekipeve të shpëtimit. Si për t’i përkeqësuar gjërat më tej, tërmeti i madh u pasua nga qindra dridhje më të lehta gjatë ditëve të mëvonshme, duke rrëzuar shumë prej ndërtesave të mbetura të këmbë, dhe duke plagosur ose vrarë pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit.

Kalendar

28 Dhjetor 1836 – Spanja njeh pavarësinë e Meksikës, me nënshkrimin e Traktatit Santa María-Calatrava.

28 Dhjetor 1895 – Wilhelm Röntgen publikon një artikull që detajon zbulimin e tij të një lloji të ri rrezatimi, që më vonë do të njihet si rrezet X.

Lexo edhe :  Dublini i vetmi kryeqytet i madh europian pa metro

28 Dhjetor 1918 – Ndërsa ndodhej në burg, Constance Markievicz, u bë gruaja e parë që u zgjodh deputete në Dhomën e Komuneve në Britaninë e Madhe.

28 Dhjetor 1973 – Në SHBA, Kongresi miraton Aktin e Specieve të Rrezikuara.

28 Dhjetor 2006 – Ushtarët e Qeverisë Federale të përkohshme të Somalisë dhe trupat etiopiane, pushtojnë Mogadishun pa asnjë rezistencë nga forcat rebele.

28 Dhjetor 2014 – Avioni indonezian i linjës “AirAsia”, rrëzohet në ngushticën e Karimatës gjatë udhëtimit nga Surabaja në Singapor, duke vrarë të 162 njerëzit që ndodheshin në bord.

Të fundit

Albin Kurti pret Rrahmanin: Sa herë ti fiton, bëhesh i paharrueshëm

Amir Rrahmani po kalon këto ditë pushimi në Kosovë. Kampioni i Italisë me Napolin, ka “zbarkuar” në Prishtinë, teksa...

Ndërtimi i Lungomares, IKMT nis shembjen e objekteve në Radhimë

Vazhdimi i projektit të ‘Lungomares’ në Vlorë ka rikthyer IKMT në zonën e Radhimës për të vijuar prishjen e objekteve pa lejë. Por një subjekt...

Tabaku kritikon zgjedhjet e 11 majit: Raporti i OSBE flet për shkelje

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar ditën e sotme procesin zgjedhor të 11 majit, të cilin PD e ka konsideruar si një...

Mijëra njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump

Rrugët e kryeqytetit të Iranit kanë qenë kryesisht të zbrazëta sot për shkak të sulmeve izraelite. Makina dhe burra me skuterë kaluan me shpejtësi pranë...

2024, Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë

Shqipëria ka vijuar të mbetet e fundit në Europë sa i përket të ardhurave për frymë të matura sipas fuqisë blerëse për mallra e...

Lajme të tjera

Web TV