Ja parashikimi i motit për natën e ndërrimit të viteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm tre ditë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve. Për të gjithë ju që po bëni plane se si do festoni, një darkë të ngrohtë në shtëpi, apo në restorant, Anira Gjoni na njeh me parashikimin e motit për natën e ndërrimit të viteve.

Ekspertja nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se temperaturat do të jenë të ngrohta, ndërsa priten reshje lokale pasditen e 31 dhjetorit, kryesisht në zonat malore.

“Temperaturat do vazhdojnë përgjatë këtyre ditëve të jenë në të njëjtat vlera, nesër presim minimalet të zbresin 7 gradë, maksimale 18 gradë. Gjatë këtyre ditëve, deri me datë 31 presim të jemi rreth këtyre vlerave. Mor i qëndrueshëm, me temperatura të ngrohta për stinën e dimrit. Natën e ndërrimit të viteve, pritet që të kemi reshje të dobëta lokale në formën e shiut, por jo problematike. Edhe në kryeqytet mund të përfshihet pak, por kryesisht zonat malore. Në lartësitë mbi 1 mijë metër mund të jenë të kombinuara edhe me reshje bore”, tha Gjoni.

Ndërkohë, sa i takon muajit janar, Gjoni tha për Report Tv se do jetë një muaj më i ngrohtë se temperaturat mesatare.

“Do kemi rritje prej 2 gradësh me datë 1, do jenë temperatura të ngrohta për fundvitin. Janari presim që të jetë një muaj më i ngrohtë se mesataret normale, do jetë i shoqëruar më reshje. Do jenë pak a shumë në vlerat e dhjetorit, mbase edhe 2 gradë më shumë”, tha Gjoni./e.t

Të fundit

E rëndë, prifti bie nga çatia e kishës në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja...

Manja prezanton rekomandimet e qeverisë për luftën kundër krimit!Dumani: S’keni të dhëna!

Ministri i Drejtësisë prezantoi në Prokurorinë e Përgjithshme rekomandimet e qeverisë në luftën kundër krimit. Në qendër të prezantimit ishin tetë shtylla kryesore,...

Vitaminat që gratë duhet të marrin çdo ditë

Gratë dhe vajzat duhet të tregojnë kujdes për ushqyesit e nevojshëm në çdo fazë të jetës së tyre. Nevojat për vitamina dhe minerale varen pikërisht...

Sarandë/ Dyshohet se i shiti drogë 15-vjeçares, nis hetimi për të riun!

Një 22-vjeçar i cili dyshohet se i shiti një sasi lëndë narkotike kokainë një vajze 15-vjeçare do të hetohet në gjendje të lirë. Ngjarja mësohet...

Plani për të vrarë Inez Hajrullën e Ervis Matodashajn, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi 11 vite burg për Leonard Luzin, i cili do të vriste Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn. Lihen...

Lajme të tjera

Web TV