Alkooli “për festa”, studimi: Kush e tepron, godet dhe zemrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konsumi i tepruar i alkoolit mund të shkaktojë dëmtim të indeve të zemrës edhe përpara se të shfaqen simptoma shqetësuese, tregojnë studimet, të cilat rikthehen në vëmendje në pragun e festave të fundvitit, që shoqërohen me një përdorim të shtuar të pijeve alkoolike.

Hulumtimet e fundit mbështetin studimet e mëparshme që tregon se një konsum pa kriter i alkoolit mund të rrisë rrezikun e atakut kardiak, presionit të lartë të gjakut, aritmive apo edhe hemorragjisë cerebrale. Ekspertët thonë se duke matur nivelin e disa molekulave në gjak, kanë qenë në gjendje të zbulonin se personat që kishin konsumuar shumë alkool, kishin dhe gjasat më të mëdha për dëmtime në zemër, sesa njerëzit që e prijnë më pak.

Kampionet e gjakut të ekzaminuara i përkisnin 2,525 të rriturve të moshave nga 35 deri në 69 vjeç. Dëme të mëdha ndërkohë, alkooli shkakton edhe në mëlçi ku godet qelizat hepatike. Niveli i dëmit varet sidoqoftë shumë nga doza e konsumuar, kohëzgjatja e konsumit, si dhe nga veçoritë fiziologjike të individit. Zbulimi i një dëmtimi hepatik për mund të bëhet edhe përmes ekzaminimeve rutinë dhe matjes së nivelit të bilirubinës në gjak./E.Ç

Të fundit

OKB-ja akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve

Organizata e Kombeve të Bashkuara e akuzoi Izraelin se po lë sistematikisht civilët në Rripin e Gazës që të...

Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë

Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali kanë paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, pas vendimit të Apelit të GJKKO-së, që i la në...

A është e vërtetë që Hermann Göring kishte një vëlla “të mirë”?

Albert Göring, vëllai i udhëheqësit të fuqishëm nazist Hermann, ishte turpi i familjes: ai kundërshtoi regjimin dhe ndihmoi hebrenjtë falë mbiemrit të tij. Tabela që...

Premtoi vend pune kundrejt parave, GJKKO dënon me 1 vit burg Dritan Lleshin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 1 vit burg shtetasin Dritan Lleshi, i cili do të duhet...

40 mln euro për një shqiptar, Igli Tare nuk bën shaka te Milani

Milani ka bërë lëvizjen e parë konkrete për të siguruar shërbimet e mesfushorit shqiptar me pasaportë zvicerane, Ardon Jashari, duke paraqitur një ofertë zyrtare...

Lajme të tjera

Web TV