I dhuroi veshkën: Mikja e Selena Gomez konfirmon se për 6 vite ato s’kanë pasur kontakt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Francia Raísa ka pranuar se ajo dhe Selena Gomez, mikja e saj e ngushtë, nuk kanë folur për 6 vite rresht. Ylli i “How I Met Your Father” u tregua e sinqertë në një intervistë për USA Today dhe tregoi se ajo dhe këngëtarja e famshme u pajtuan gjatë verës.

“Për mua është çmenduri që njerëzit janë të investuar në miqësinë tonë. Nuk e mbaj mend se kur ndodhi saktësisht, por më kujtohet që isha në St. Tropez në qershor dhe po flisja për të. Ne nuk kemi folur shumë për 6 vite. Sidomos gjatë vitit të kaluar, nuk kemi kontaktuar fare”, u shpreh Francia, e cila i ka dhuruar edhe veshkën këngëtares në vitin 2017.

Në korrik, Gomez publikoi në Instagram një urim për Francia-n për ditëlindjen e saj të 35-të. Gjatë kësaj periudhe, ato u rilidhën me njëra-tjetrën. “Nuk e di pse universi vendosi për këtë moment. Ajo më kontaktoi dhe tha: “Le të flasim”. Kështu, ato e kaluan këtë sfidë afatgjatë në raportin e tyre.

Francia, 35 vjeç dhe Selena, 31 vjeç, ndezën thashethemet se kishin shkëputur marrëdhëniet kur Selena u shpreh se mikesha më e afërt e saj në industri është Taylor Swift. Menjëherë njerëzit reaguan duke e quajtur mosmirënjohëse ndaj shoqes që i dhuroi organin e saj. Gjithsesi, Francia theksoi se mes tyre nuk ka pasur sherr. “Kur u rilidhëm sërish, ishim njerëz më të mirë. Ajo dhe unë po e njihnim njëra-tjetrën sërish”.

Pasi Selena u shpreh se Taylor ishte mikesha e saj më e afërt, Francia komentoi “interesante” dhe e hoqi këngëtaren nga Instagram-i. Pas gjithë dramës së krijuar online, gocat u pajtuan dhe ja ku janë./E.Ç

Të fundit

Robbie Williams barazoi rekordin e Beatles me 15 albume nr. 1 në Mbretërinë e Bashkuar

Robbie Williams ka barazuar rekordin e The Beatles për shumicën e albumeve në vendin e parë në tabelën e...

Kolumbia dërgon avionë të forcave ajrore për të marrë emigrantët e dëbuar nga SHBA

Një avion i Forcave Ajrore Kolumbiane u nis sot nga San Diego me 110 imigrantë kolumbianë të dëbuar. Një avion i dytë u nis...

Studimi/ Prindërit kanë gjithmonë një fëmijë të preferuar!

Një studim i botuar në Psychological Bulletin i jep fund dyshimit shekullor që mundon fëmijët në të gjithë botën: a kanë babi dhe mami një fëmijë të...

A do të na godasë vërtetë një asteroid në vitin 2032?

Asteroidi 2024 YR4 , i zbuluar vitin e kaluar, u klasifikua si niveli 3 në shkallën e Torinos , sistemi që mat rrezikun e...

Përse nuk mund të bëjmë ende telefonata gjatë kohës që udhëtojmë me avion?

Më 24 nëntor 2022, Komisioni Evropian i dha dritën jeshile përdorimit të pajisjeve me lidhje 5G në fluturimet e planifikuara. Ditët e modalitetit të aeroplanit dukej se...

Lajme të tjera

Web TV