Pranga 52- vjeçarit në Gramsh, shpërndante heroinë në “kohën e koronavirusit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka vënë në pranga një 52- vjeçar pasi shpërndante doza heroine në qytetin e Gramshit.
Mësohet se A.D, u kap gjatë operacionit policor me 82 doza heroinë, 113.700 lekë, dy thika, dy aparate celular dhe një sasi fishekësh për armë gjahu.

NJOFTIMI I POLICISË
Elbasan
Finalizohet operacioni policor i koduar “Gramshi”.
Operacioni, i ndjekur me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta.
Vihet në pranga personi që dispononte dhe shpërndante lëndën narkotike.
Sekuestrohen dhjetëra doza me heroinë, një sasi e konsiderueshme parash e përfituar nga shitja e lëndës narkotike, dy armë të ftohta dhe një sasi fishekësh për armë gjahu.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gramsh dhe Prokurorinë e Elbasanit, pas një pune të mirëfilltë operative dhe ndjekjes me metoda speciale të hetimit, ka finalizuar operacioni policor “Gramshi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A.D., 52 vjeç, lindur dhe banues në Gramsh, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye në bazë të informacioneve operative të grumbulluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme se ky shtetas shiste lëndë narkotike të llojit heroinë në qytetin e Gramshit. Pas hetimit disamujor u arrit të kapet në flagrancë, si dhe të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale:
82 doza me lëndë narkotike heroinë, 113.700 lekë, dy thika, dy aparate celular dhe një sasi fishekësh për armë gjahu.
Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale do t`i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike“, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Të fundit

Boshllëqet e narrativës socialiste kundër SPAK-ut

Blendi Kajsiu Deklaratat e kryeministrit Rama se kryebashkiakun Veliaj po e dënojnë për fustane, bizhuteri e parfume që ai nuk...

Armëpushimi në Gaza, Hamasi liron 3 pengje në këmbim të 369 të burgosurve palestinez

Militantët e Hamasit liruan të shtunën tre pengje të tjerë, ndërsa forcat izraelite në këmbim liruan qindra të burgosur palestinezë, duke treguar se marrëveshja...

Tiranë/ Sherr me sende të forta mes 3 personave, policia nis hetimin

Policia ka nisur hetimin pas një sherri që ka ndodhur mes 3 personave, të cilët kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta. TIRANË- Policia ka nisur hetimin...

6 sekretet për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme

Nuk është më një sekret se regjimi ushqimor dhe stërvitja janë çelësi për të jetuar një jetë të gjatë të shëndetshme, por lista nuk...

Egnatia fiton dhe shkëputet në krye, zhgënjen Partizani/Barazim mes Bylisit dhe Elbasanit

Egnatia triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Partizanit, në supersfidën e javës së 25-të në Superligë. Fitore e merituar nga rrogozhinasit, që ishin dominues për shumicën...

Lajme të tjera

Web TV