Pse sipas numerologjisë viti 2024 do të jetë i veçantë dhe sfidues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi u mbyll faqja e fundit e kapitullit për vitin 2023, një energji e re kozmike po shfaqet. Sipas astrologëve, ne po dalim nga viti me numrin universal “7” (2 + 0 + 2 + 3 = 7) dhe po hyjmë në vitin “8” në 2024 (2 + 0 + 2 + 4 = 8), i cili duket se do ndryshojë tonet në mënyrë dramatike në shumë aspekte të jetës.

Çdo numër në numerologji ka një energji dhe simbolikë unike. Numri tetë konsiderohet një ogur i mirë, ndërsa ekspertët thonë se do të ketë ende shumë sfida gjatë 2024-ës që shihet si një vit shprese, rritjeje dhe suksesi. Është koha për të përqafuar një këndvështrim të ri për jetën dhe për të besuar se përvojat mund t’ju çojnë drejt një dimensioni të ri.

Cili është kuptimi i vitit 2024 në numerologji?

Në numerologji, çdo vit lidhet me një numër universal që korrespondon me një numër njëshifror midis 1 dhe 9. Ky numër tregon energjinë që do të përjetojnë njerëzit në tërësi. 2024-ta është një “8-vjeçar” universal në numerologji, që do të thotë se po lëmë pas një periudhë sfiduese dhe po kalojmë në një vit zhvillimi.

Çfarë simbolizon numri universal tetë në numerologji? Gjithçka që keni përjetuar këtë vit do të ndikojë në historinë tuaj në vitin e ardhshëm. Një numër tetë ka të bëjë me ripërcaktimin e qëllimeve dhe ruajtjen e emocioneve për jetën që po lini pas. Është një energji fuqizuese dhe çliruese ku puna e palodhur që keni bërë fillon të shpërblehet.
Astrologjikisht, numri tetë udhëhiqet nga Saturni, zoti i kohës dhe i karmës. Saturni kërkon sakrifica për të ndjekur dëshirat tuaja dhe shpesh ai i vonon shpërblimet deri sa diçka t’ju bëhet mësim.

Lexo edhe :  Komb i ri, monedhë e re: Historia e zgjedhjes së dollarit si monedhë zyrtare e SHBA

Megjithatë këmbëngulja dhe vendosmëria që shfaq ky planet do të sjellë shpërblime të merituara në vitin 2024./E.Ç

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV